





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Adij ibën Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Hebrenjtë janë ata me të cilët Allahu është i zemëruar, ndërsa të krishterët janë të humbur."
Transmeton TirmidhiuProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se hebrenjtë janë një popull me të cilin Allahu është hidhëruar, sepse e njohën të vërtetën dhe nuk vepruan sipas saj. Ndërkaq, të krishterët janë popull i devijuar, sepse vepruan pa dituri.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: "Disa idhujtarë, të cilët e kishin tepruar me vrasje e zina, shkuan te Muhamedi ﷺ dhe i thanë: "Ajo që ti e thua dhe në të cilën thërret është gjë e mirë. Sikur të na tregoje se a ka shpagim për veprat tona!" Atëherë zbriti ajeti: “Edhe ata që pos Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina.” (El Furkan, 68) Po ashtu, zbriti ajeti: “Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.” (Ez Zumer, 53)
Muttefek alejhiDisa idhujtarë shkuan te Profeti ﷺ dhe kishin bërë shumë vrasje e zina, e në atë rast i thanë Profetit: "Ajo që po thërret në islam dhe mësimet e tij është një gjë e mirë, por cili është halli ynë që kemi rënë në idhujtari dhe mëkate të mëdha: a ka shpagim?" Kështu, zbritën dy ajetet, ku Allahu e pranoi pendimin nga njerëzit përkundër numrit të madh të gjynaheve të tyre dhe, po të mos ishte kështu, ata do të vazhdonin në mosbesimin dhe tiraninë e tyre e nuk do të kishin hyrë në këtë fe.
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua njerëzve me ligjërim në Ditën e Çlirimit të Mekës dhe u tha: “O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij. Njeriu ndahet në dy lloje: i mirë, i devotshëm e i nderuar tek Allahu dhe i shthurur, fatzi e i përbuzur para Allahut. Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit, e Allahu e krijoi Ademin prej dheut. Allahu thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn HibbaniProfeti ﷺ iu drejtua njerëzve në Ditën e Çlirimit të Mekës dhe u tha: "O njerëz, Allahu e ka ngritur dhe larguar prej jush mendjemadhësinë e mburrjen me kohën e xhahilietit (kohën paraislame) dhe mburrjen me baballarët e dikujt. Njeriu ndahet në dy lloje: Ose besimtar i mirë, i devotshëm, i bindur, i cili e adhuron Allahun e Lartmadhëruar. Ky është i nderuar tek Allahu, edhe nëse nuk ka familje ose prejardhje fisnike te njerëzit. Ose është jobesimtar, i shthurur, i mjerë. Ky është i përçmuar tek Allahu e nuk vlen asgjë, edhe nëse është nga një familje fisnike, që ka status të lartë dhe autoritet. Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit dhe Allahu e krijoi Ademin prej dheut, andaj nuk i takon dikujt që e ka origjinën prej dheut të jetë mendjemadh dhe ta pëlqejë veten. Argument për këtë janë fjalët e Allahut të Lartmadhëruar: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për të njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)
Zubejr ibën Avami tregon: Kur zbriti ajeti: "Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!", (Et Tekathur, 8) thashë: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë kënaqësish do të pyetemi, kur ato janë vetëm dy të zezat: hurma dhe uji?" Profeti ﷺ tha: "Kjo do të ndodhë."
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn MaxheKur zbriti ajeti: "Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!" (Et Tekathur, 8) Pra, do të pyeteni për begatitë që ju ka dhënë Allahu. Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "O i Dërguar i Allahut, për çfarë begatish do të pyetemi?! Përkundrazi, ato janë dy begati që nuk kanë ndonjë vlerë. Ato janë: hurma dhe uji!" Profeti ﷺ tha: "Ju do të pyeteni për begatitë, me gjithë këtë gjendje në të cilën jeni, sepse ato dyja janë nga begatitë madhështore të Allahut të Lartësuar.
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kush i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të ruhet, do të mbrohet dhe do të jetë i siguruar nga sprova e mesihut Dexhall, i cili do të shfaqet në fund të kohës dhe do të pretendojë se është zot. Sprova e tij do të jetë sprova më e madhe që ka përjetuar toka, që nga krijimi i Ademit e deri në Ditën e Kiametit, për shkak të veprimeve të jashtëzakonshme që Allahu i Lartësuar do t’ia mundësojë atij, për të mashtruar ndjekësit e tij. Kjo, ngase në fillim të sures Kehf ka tregime dhe argumente madhështore, që janë më të mëdha sesa ato që Dexhalli do të përdorë për të hutuar njerëzit. Kështu, kush mendon e mediton mbi to, nuk do të mashtrohet prej tij. Në një transmetim tjetër, thuhet se janë dhjetë ajetet e fundit të kësaj sureje, që fillojnë me fjalën e Allahut: "A mos mendojnë jobesimtarët se mund t’i marrin robërit e Mi për mbrojtës përveç Meje…"
Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: "Më kanë zbritur disa ajete, e që kurrë më herët nuk janë parë sikurse këto. Dy suret kërkimmbrojtëse (el Felek dhe en Nas).”
Transmeton MuslimiUkbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) njoftoi se Profeti ﷺ i tha atij: "Allahu më shpalli sonte ajete, të ngjashme me të cilat nuk janë parë kurrë më parë, pra në kërkimin e mbrojtjes, e ato janë dy suret kërkimmbrojtëse: surja el Felek dhe surja en Nas.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në shtëpinë e Ebu Talhait u shërbeja njerëzve për të pirë. Vera që ata e konsumonin atëkohë prodhohej prej hurmash të njoma. I Dërguari i Allahut ﷺ, urdhëroi një tellall t'u thërrasë njerëzve: “Vini re! Alkooli është bërë haram!” Ebu Talhai më tha: “Dil derdhe!” Unë dola dhe e derdha, sakaq ajo shkoi rrëke nëpër rrugët e Medinës. Disa njerëz thanë: “Ka njerëz që janë vrarë duke pasur alkool në barqet e tyre!” Atëherë, Allahu e zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, për atë me të cilën janë ushqyer më herët...” (El Maide, 93)
Muttefek alejhiEnes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ai u shërbente pije atyre që ishin në shtëpinë e njerkut të tij, Ebu Talhasë (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe alkooli i tyre në atë kohë ishte “el fedihu”, një përzierje hurmash dhe hurmash të papjekura. Pastaj një thirrës nga i Dërguari i Allahut ﷺ shpalli: “Vini re! Alkooli është bërë haram!” Kështu, Ebu Talhai më tha: “Shko dhe derdhe atë!” Kësisoj shkova dhe e derdha. Sakaq, alkooli rridhte nëpër rrugët e Medinës. Disa njerëz thanë: ''Disa sahabë kishin vdekur para se të ndalohej, ndërkohë që ajo ishte ende në barkun e tyre. Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, për atë me të cilën janë ushqyer (më herët)...” (El Maide, 93) Lexoje ajetin të plotë! Kjo do të thotë se ata që besuan nuk kanë asnjë mëkat për atë që kanë pirë më parë, para se alkooli të ndalohej.
Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ na këshilloi me disa fjalë që na i tronditën zemrat e na i përlotën sytë. Atëherë ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumire, ndaj na porosit!” Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob, sepse ai që do të jetojë pas meje prej jush, do të shohë kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, ngase çdo bidat është lajthitje."
Transmetojnë Ebu Davudi dhe TirmidhiuProfeti ﷺ i këshilloi shokët e tij me një këshillë drithëruese, prej së cilës zemrat u tronditën dhe sytë u përlotën. Atëherë ata i thanë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse!" Kjo, pasi panë se Profeti ﷺ i këshilloi drithërueshëm, prandaj kërkuan një porosi që t'i përmbahen asaj. Profeti ﷺ u tha: "Ju porosis që ta keni frikë Allahun e Lartmadhëruar, duke i kryer obligimet dhe duke i braktisur gjërat e ndaluara, të jeni të dëgjueshëm dhe të bindur, pra, ndaj prijësve, edhe nëse një rob bëhet prijës (i vendit) ose udhëheqës (për ndonjë çështje të veçantë), respektivisht edhe nëse njeriu më i ulët bëhet prijës për ju, mos u zbrapsni nga kjo dhe bindjuni atij, nga frika se ndodhin fitne (trazira e telashe), sepse kushdo nga ju që jeton do të shohë kundërshti të shumta. Pastaj ai ua shpjegoi atyre rrugën e daljes nga kjo kundërshti, pra, duke u kapur fort pas traditës së tij dhe traditës së kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas tij: Ebu Bekër Sidikut, Omer ibn Hatabit, Othman ibn Afanit dhe Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!) dhe shtrëngimi i saj me dhëmballë. Me këtë kishte për qëllm të jemi të përpiktë duke u kapur fort për të. Po ashtu ua tërhoqi vërejtjen nga çështjet e shpikura dhe bidatet (risitë) në fe, sepse çdo bidat është devijim.
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ na urdhëron në këtë hadith që të kumtohet dituria prej tij, qoftë nga Kurani, qoftë nga Suneti, edhe nëse është diçka e vogël, bie fjala, një ajet nga Kurani ose një hadith, me kusht që ai ta dijë atë që po e kumton dhe thërret në të. Më pas Profeti ﷺ sqaroi se nuk ka të keqe që të transmetohen gojëdhënat e benu israilëve se çfarë u ndodhi atyre, por që nuk bien ndesh me sheriatin tonë. E më pas tërhoqi vërejtjen që të mos gënjehet për të dhe se ai që gënjen për të qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.