





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vishni rroba të bardha, sepse ato janë ndër veshjet tuaja më të mira, dhe me to qefinosni të vdekurit tuaj.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn MaxheProfeti ﷺ në këtë hadith i udhëzon burrat të veshin rroba të bardha dhe që të vdekurit të qefinosen me to, sepse ato janë ndër veshjet më të mira.
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar: "I Dërguari i Allahut ﷺ po flinte mbi një hasër prej kashte. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në anën e trupit të tij. Ne i thamë: O i Dërguari i Allahut, sikur të të siguronim një dyshek." Ai tha: “Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn MaxheAbdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se Profeti ﷺ fjeti mbi një hasër të vogël të thurur prej bimësh. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në lëkurë në anë të tij. Andaj thamë: "O i Dërguari i Allahut, sikur të të bënim një dyshek të butë, do të ishte më i mirë se të shtriheshe mbi këtë hasër të ashpër. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "Unë nuk kam dashuri dhe as lidhje me këtë botë që ta dëshiroj atë. Shembulli im në këtë botë është si ai i një udhëtari që kërkoi hije nën një pemë, pastaj u largua dhe e la pas."
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti i Allahut ﷺ pothuajse nuk na mbante asnjë ligjëratë pa thënë: "Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe."
Transmeton AhmediEnes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ rrallëherë mbante ndonjë hutbe ose jepte ndonjë këshillë pa përmendur dy gjëra: Së pari: Nuk ka besim të plotë ai që tradhton amanetin ndaj kujtdo, qoftë në pasurinë, personin apo familjen e tij. Së dyti: Nuk ka fe të plotë ai që tradhton besëlidhjet dhe marrëveshjet dhe i shkel ato.
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Do të ketë sundimtarë që gënjejnë dhe shtypin. Kushdo që u beson gënjeshtrave të tyre dhe i ndihmon në shtypjen e tyre, nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij, dhe ai nuk do të vijë te hauzi (pellgu). Por, kushdo që nuk u beson gënjeshtrave të tyre dhe nuk i ndihmon në shtypjen e tyre, është prej meje dhe unë jam prej tij, dhe ai do të vijë te hauzi.”
Transmeton AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se pas vdekjes së tij do të ketë sundimtarë që gënjejnë në fjalët e tyre, duke thënë atë që nuk e bëjnë, dhe do të shtypin në qeverisjen e tyre. Kushdo që bashkohet me ta, u beson gënjeshtrave të tyre, ose i ndihmon në mënyrë të padrejtë me vepra apo fjalë, si p.sh. duke u dhënë fetva për t’u kënaqur me ta ose duke kërkuar atë që ata ofrojnë, unë distancohem prej tij; ai nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij, dhe ai nuk do të vijë te hauzi i Keutherit në Ditën e Kiametit. Por, kushdo që nuk bashkohet me ta, nuk u beson gënjeshtrave të tyre dhe nuk i ndihmon në shtypjen e tyre, është prej meje dhe unë jam prej tij, dhe ai do të vijë te hauzi në Ditën e Kiametit.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Frika nga njerëzit të mos e pengojë askënd prej jush, që ta thotë të vërtetën kur e sheh ose e di atë.”
Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ iu drejtua shokëve të tij dhe, ndër këshillat që u dha, ishte se muslimani nuk duhet të pengohet nga frika apo pushteti i njerëzve për ta thënë të vërtetën ose për ta urdhëruar atë kur e sheh apo e di.
Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fillimisht, të Dërguarit të Allahut ﷺ shpallja i vinte në formë të ëndrrave të mira në gjumë. Nuk ndodhte që të shihte ndonjë ëndërr, e pastaj të mos i realizohej sikurse drita e agimit. Pas kësaj, iu bë e dashur vetmia. Vetmohej në shpellën Hira, ku bënte adhurim me net të tëra, derisa përmallej për familjen e vet dhe rikthehej tek ata. Furnizohej me ushqimet e nevojshme dhe shkonte e vetmohej prapë. Pastaj kthehej te Hadixhja dhe furnizohej për net të tjera vetmie. Kështu vazhdoi, derisa i erdhi e vërteta, ndërkohë që ishte në shpellën Hira. Aty i vajti meleku dhe i tha: “Lexo!” - “Nuk di të lexoj”, - ia ktheu ai. Profeti ﷺ rrëfen: “Më kapi dhe më shtrëngoi aq fort, saqë nuk mund të mbaja më, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo!” - Nuk di të lexoj! - i thashë. Sërish më kapi dhe më shtrëngoi aq fort, saqë nuk mund të mbaja më, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo!” - Nuk di të lexoj! - i thashë. Më kapi për së treti e më shtrëngoi dhe, pasi më lëshoi, tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd, Që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një droçke gjaku. Lexo, se Zoti yt është më Bujari.” (El Alak, 1-3) Duke i rrahur zemra pareshtur, i Dërguari i Allahut ﷺ me këto ajete u kthye te Hadixhe bint Huvejlidi dhe i tha: “Më mbuloni, më mbuloni!” Sakaq, ajo e mbuloi, derisa iu largua frika. Pastaj, ai zuri t'i tregonte Hadixhes për ndodhinë dhe i tha: “U frikësova për veten time!” Hadixhja i tha: “Assesi! Betohem në Allahun se Allahu kurrë nuk të poshtëron ty, sepse ti i mban lidhjet farefisnore, u ndihmon të dobëtëve, u jep nevojtarëve, i nderon e i ushqen mysafirët dhe i del në ndihmë atij që e ka goditur fatkeqësia. Pas kësaj, Hadixhja e shoqëroi për te Veraka ibn Neufel ibn Esed ibn Abduluzai, djali i axhës së Hadixhes, i cili ishte bërë i krishterë në periudhën paraislame dhe njihte mirë shkrimin e hebraishtes. Ai mund të shkruante pjesë të Inxhilit në hebraishte, aq sa ia kishte mundësuar Allahu. Ishte i shtyrë në moshë dhe i verbër. Hadixhja i tha: - O djali i axhës tim, dëgjoje nipin tënd. - Fol, o nip, çfarë ke parë? - i tha Veraka Profetit ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i tregoi çfarë kishte parë dhe Veraka, me ta dëgjuar këtë, i tha: “Atë që ke parë është Namusi, që Allahu e kishte dërguar më parë te Musai (alejhi selam). Ah, sikur të isha i ri e të isha gjallë kur populli yt të të dëbojë!” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Vërtet do të më dëbojnë?!” - Posi, nuk ka ndodhur që dikush të jetë paraqitur me atë që ke ardhur ti e të mos e kenë armiqësuar njerëzit, e, nëse ajo ditë më gjen të gjallë, do të të ndihmoj sa të kem fuqi, - ia ktheu Veraka. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë e Veraka vdiq, kurse shpallja u ndal për një kohë.
Muttefek alejhiNëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se gjëja e parë me të cilën filloi shpallja për të Dërguarin e Allahut ﷺ ishin ëndrrat e vërteta në gjumë. Nuk ndodhte që të shihte ndonjë ëndërr pa iu realizuar qartë, si drita e agimit. Pastaj iu bë e dashur vetmia. Ai vetmohej në shpellën Hira, ku adhuronte Allahun net me radhë, para se të kthehej te familja e tij. Për këtë merrte me vete ushqimin e nevojshëm. Më pas kthehej te nëna e besimtarëve, Hadixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe furnizohej sërish për po aq net. Kështu vazhdoi derisa, ndërsa ishte në shpellën Hira, i erdhi urdhri i vërtetë. Atëherë i erdhi meleku Xhibrili (alejhi selam) dhe i tha: "Lexo!" Ai ﷺ i tha: "Nuk di të lexoj." Pastaj, siç tregoi vetë Profeti ﷺ: "Ai më kapi, më shtrëngoi fort, derisa arrita kufirin e lodhjes dhe të mundimit, pastaj më lëshoi dhe më tha: "Lexo!" I thashë: "Nuk di të lexoj." Më kapi për herë të dytë dhe më shtrëngoi fort, derisa arrita kufirin e lodhjes dhe të mundimit, pastaj më lëshoi dhe më tha: "Lexo!" I thashë: "Nuk di të lexoj." Pastaj më kapi për herë të tretë, më shtrëngoi fort dhe, pasi më lëshoi, tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd, Që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një droçke gjaku. Lexo, se Zoti yt është më Bujari.” (El Alak, 1-3) I Dërguari i Allahut ﷺ u kthye me këto ajete, ndërsa zemra i rrihte fort nga frika e vdekjes. Hyri te bashkëshortja e tij, nëna e besimtarëve, Hadixhe bint Huvejlidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe tha: "Më mbuloni me rroba! Më mbuloni me rroba!" Ata e mbuluan me rroba, derisa iu largua frika. Pastaj i tregoi Hadixhes se çfarë kishte ndodhur dhe i tha: "U frikësova se mos vdes." Hadixhja i tha: "Kurrsesi! Pasha Allahun, Allahu nuk do të të poshtërojë kurrë. Ti i mban lidhjet farefisnore, ndihmon të dobëtin që nuk është në gjendje t'i kryejë vetë punët e tij, u jep të varfërve skamnorë atë që nuk e gjejnë te të tjerët, i nderon e i ushqen mysafirët dhe i del në ndihmë atij që e ka goditur fatkeqësia." Pastaj Hadixhja e shoqëroi te Veraka ibn Neufel ibn Esed ibn Abduluzai, djali i xhaxhait të saj. Ai ishte një njeri që kishte braktisur besimin e kohës së injorancës dhe ishte bërë i krishterë. Shkruante nga Inxhili në gjuhën hebraike aq sa kishte dashur Allahu. Ishte plak i shtyrë në moshë dhe e kishte humbur shikimin. Hadixhja i tha: "O djali i xhaxhait tim, dëgjoje nipin tënd." Veraka i tha: "O nipi im, çfarë ke parë?" I Dërguari i Allahut ﷺ i tregoi atë që kishte parë. Atëherë, Veraka tha: "Ky është Xhibrili, të cilin Allahu e zbriti te profeti Musa (alejhi selam). Ah, sikur të isha ende i ri e i fuqishëm! Ah, sikur të isha gjallë kur populli yt do të të dëbojë!" Profeti ﷺ tha: "A do të më dëbojnë vërtet?" Ai iu përgjigj: "Po. Nuk ka ardhur kurrë ndonjë njeri me atë që ke ardhur ti, veçse është armiqësuar dhe është keqtrajtuar. Nëse e arrij atë ditë, do të të ndihmoj fuqishëm." Nuk kaloi shumë kohë dhe Veraka vdiq, ndërsa shpallja u ndërpre për një periudhë kohe.