Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se shpërblimi i namazit të një njeriu me xhemat pas imamit është më i mirë se njëzet e pesë namaze që ai i fal vetëm në shtëpinë ose tregun e tij. Pastaj Profeti ﷺ përmendi se melekët e natës dhe të ditës mblidhen në namazin e sabahut. Pastaj Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke sjellë dëshmi për këtë, tha: Lexoni, nëse dëshironi: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78) D.m.th. në namazin e sabahut marrin pjesë melekët e natës dhe të ditës.
Profeti ﷺ është lutur për mallkim, dëbim dhe largim nga mëshira e Allahut të Lartësuar për katër kategori njerëzish: Së pari: Gruaja që vendos zgjatime flokësh për veten ose për një tjetër. Së dyti: Gruaja që kërkon t’i vendosen zgjatime flokësh. Së treti: Ajo që bën tatuazhe, duke shpuar lëkurën me gjilpërë në ndonjë pjesë të trupit, si fytyra, dora ose kraharori, dhe duke futur në të surmë ose substanca të ngjashme, derisa ta lërë një shenjë të kaltër ose të gjelbër, me qëllim zbukurimin dhe hijeshimin. Së katërti: Ajo që kërkon t’i bëhet tatuazh. Këto veprime janë prej mëkateve të mëdha.
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se emrat më të dashur tek Allahu për djemtë janë: Abdullah dhe Abdurrahman.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se çdo pije ose ushqim, që shkakton humbjen e kontrollit të aftësive mendore, kur konsumohet në sasi të mëdha, atëherë konsumimi i një sasie të vogël prej tij është i ndaluar, edhe nëse ajo nuk e turbullon mendjen.
Profeti ﷺ përcaktoi se shkurtimi i mustaqeve të burrit, prerja e thonjve të duarve dhe këmbëve, heqja/shkulja e qimeve të sqetullave dhe rruajtja e qimeve të pjesëve të turpshme nuk duhet të lihen pas dore për më shumë se dyzet ditë.
Umejme bint Rukajka (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se së bashku me një grup grash nga ensarët shkuan te Profeti ﷺ për t’i dhënë besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do të gënjejnë dhe nuk do të shpifin dhe nuk do ta kundërshtojnë në atë që është e drejtë. Profeti ﷺ tha: “Aq sa të keni mundësi dhe të mund ta përballoni.” Ne thamë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të mëshirshëm ndaj nesh. Eja, o i Dërguari i Allahut, të të japim besën duke shtrënguar duart siç bëjnë burrat." Profeti ﷺ tha: “Unë nuk i shtrëngoj duart grave; fjala ime dhe besa ime drejtuar njëqind grave është si fjala ime për një grua.”
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se se në Ditën e Kiametit, kur Allahu i Lartësuar do t’i mbledhë të parët dhe të fundit për llogaridhënie, për çdo tradhtar që nuk e ka përmbushur besëlidhjen që ka lidhur, qoftë me Allahun apo me njerëzit, do të ngrihet një shenjë. Kjo shenjë do ta zbulojë tradhtinë e tij dhe atë ditë do të thirret: Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit, për të nxjerrë në pah ligësinë e veprës së tij para njerëzve në vendtubim (të Ditës së Kiametit).
Profeti ﷺ i urdhëroi muslimanët me shtatë gjëra dhe i ndaloi nga shtatë të tjera: Ato që i urdhëroi janë: së pari, vizita e të sëmurit; së dyti, përcjellja e xhenazes, pjesëmarrja në namazin e të vdekurit, varrosja e tij dhe lutja për të; së treti, lutja për atë që teshtin dhe e falënderon Allahun duke i thënë: “Allahu të mëshiroftë”; së katërti, përmbushja e betimit të atij që betohet dhe besimi i tij, domethënë se nëse dikush betohet për një çështje dhe ti je në gjendje ta bësh atë të jetë e vërtetë, atëherë vepro ashtu; në mënyrë që të mos e detyrosh të shlyejë betimin e tij; së pesti, mbështetja e të shtypurit, duke e ndihmuar dhe duke penguar çdo dëm që i bëhet nga shtypësi, sipas mundësisë; së gjashti, përgjigjja ndaj ftesës për ushqim, si dasma, akika (therja e kafshës pas lindjes së fëmijës) ose raste të tjera të ngjashme; së shtati, dhënia e selamit, përhapja dhe kthimi i tij. Ndërsa ato që i ndaloi janë: së pari, mbajtja e unazave të arit dhe marrja e tij si zbukurim; së dyti, pirja në enë argjendi; së treti, ulja mbi mejathir, që janë shtroja prej mëndafshi që vendosen mbi shalën e kalit ose të devesë; së katërti, veshja e një rrobe prej liri të përzier me mëndafsh, e quajtur “kasij”; së pesti, veshja e mëndafshit; së gjashti, veshja e istabrakut, që është mëndafsh i trashë; dhe së shtati, veshja e dibaxhit, që është lloji më i mirë dhe më i çmuar i mëndafshit.
Hind bint Utbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kërkoi këshillën e Profetit ﷺ në lidhje me bashkëshortin e saj, Ebu Sufjanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte njeri koprrac dhe shumë i kujdesshëm për pasurinë e tij. Ai nuk i siguronte asaj dhe fëmijëve të saj aq sa u mjaftonte, përveçse kur ajo merrte fshehurazi nga pasuria e tij pa dijeninë e tij. Ajo e pyeti nëse kishte ndonjë mëkat mbi të për këtë. Profeti ﷺ i tha: "Merr nga pasuria e tij për veten tënde dhe për fëmijët e tu aq sa është e njohur zakonisht se mjafton, edhe pa dijeninë e tij."