





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se qëndrimi për një ditë në vendrojë ndërmjet muslimanëve dhe jobesimtarëve, për t'i mbrojtur muslimanët prej tyre, sinqerisht për hir të Allahut, është më i çmueshëm se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të. Hapësira që zë një kamxhik i përdorur në luftë në rrugën e Allahut, në Xhenet, është më e çmueshme se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të. Gjithashtu, shpërblimi për (marshimin) ecjen një herë në rrugën e Allahut, qoftë nga fillimi i ditës deri pak para mesditës, ose në mbrëmje nga mesdita deri në natë, është më i çmueshëm se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të.
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshath ibn Kajsi ka thënë: “Ajeti (që përmendet në fund të ngjarjes) ka zbritur për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke dëshmi, që vërteton ortakërinë tënde me të?” - Jo, - i thashë. - “Betohu se ti ke të drejtë!” - iu drejtua hebreut. - O i Dërguari i Allahut, por, ai do të betohet, e do të ma marrë pasurinë! - i thashë. Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...”, deri në fund të ajetit. (Ali Imran, 77)
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër betimit në Allahun, ku ai që betohet e di se është gënjeshtar në betimin e tij, me qëllim që të përvetësojë padrejtësisht pasurinë e dikujt tjetër. Një njeri i tillë do ta takojë Allahun ndërsa Ai është i hidhëruar me të. Eshath ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se Profeti ﷺ e tha këtë kur pati një mosmarrëveshje ndërmjet tij (Eshathit) dhe një hebreu, lidhur me pronësinë e një copë toke. Ata të dy e paraqitën çështjen e tyre te Profeti ﷺ, i cili më pas i tha Eshathit: "Ti duhet të sjellësh prova për ta mbështetur pretendimin tënd. Nëse nuk je në gjendje ta bësh këtë, atëherë mbetet vetëm betimi i kundërshtarit tënd, atij ndaj të cilit është ngritur pretendimi." Eshathi tha: "O i Dërguari i Allahut, atëherë hebreu do të betohet pa hezitim dhe do të ma marrë pasurinë." Atëherë Allahu i Lartësuar e shpalli këtë si vërtetim në Kuran, duke thënë: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit dhe nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77) Domethënë: ata që e këmbejnë besëlidhjen e Allahut dhe urdhrin e Tij që besimtarët ta përmbushin amanetin, si edhe betimet e bëra në emrin e Tij duke gënjyer, për një përfitim të vogël të kësaj bote, nuk do të kenë asnjë pjesë në botën tjetër. Allahu nuk do t'u flasë me fjalë që do t'u sjellin gëzim dhe dobi; përkundrazi, Ai do të jetë i zemëruar me ta. Ai nuk do t'i shikojë me shikim mëshire e dhembshurie Ditën e Ringjalljes, as nuk do t'i pastrojë me lavdërim të bukur, e as nuk do t'i pastrojë duke ua falur mëkatet dhe papastërtitë e tyre. Për ta do të ketë një dënim të dhembshëm dhe të rëndë për shkak të asaj që kanë bërë.
Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur ishim në Dhul Hulejfe me Profetin ﷺ, njerëzit i kaploi uria, por me të fituar prenë e luftës, fituan shumë deve e dele. Kështu, ata u ngutën, i therën bagëtitë dhe i përgatitën kusitë (për t'i zier), ndërsa Profeti ﷺ ishte nga fundi i karvanit. Kur arriti (dhe i pa), Profeti ﷺ urdhëroi të derdheshin kusitë, pastaj i ndau bagëtitë dhe i barazoi dhjetë dele me një deve. Papritmas, një deve iku dhe njerëzit iu vunë pas, por nuk arrinin ta zinin dot. Atëkohë në mesin e njerëzve kishte pak kuaj, kështu që një burrë i hipi një kali dhe iu vërsul devesë, e gjuajti me një shtizë dhe e goditi. Profeti ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. E, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë).” Rafiu i tha Profetit ﷺ: “Kemi frikë, - ose ka thënë: shpresojmë, - se armiku do të na sulmojë nesër, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë). Vallë, a t'i therim me kallam?" - “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes, hajeni, përveç (nëse derdhet gjaku) me dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.”
Muttefek alejhiRafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se ata ishin me Profetin ﷺ në Dhul Hulejfe. Njerëzit i kishte kapluar uria dhe kishin fituar si plaçkë lufte nga idhujtarët deve dhe dele. Para se të ndahej plaçka e luftës, ata nxituan, therën (disa) prej tyre dhe vendosën kusitë në zjarr (për t'i zier) pa i kërkuar leje Profetit ﷺ. Ndërkohë, Profeti ﷺ po ecte në pjesën e pasme të njerëzve. Kur e mori vesh këtë, urdhëroi që kusitë të përmbyseshin dhe lëngu i tyre u derdh. Pastaj e ndau plaçkën mes tyre, duke llogaritur dhjetë dele për një deve. Një deve iku dhe ata nuk mundën ta arrinin, sepse kishin pak kuaj. Atëherë njëri prej tyre e goditi me një shigjetë dhe Allahu ua ndali për ta. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Këto kafshë shtëpiake kanë disa tipare si kafshët e egra. Prandaj, kur ndonjëra prej tyre t’ju ikë dhe të mos mund ta kapni, veproni me të kështu.” Pastaj Rafiu tha: “Ne shpresojmë se nesër do të përballemi me armikun dhe kemi frikë se therja me armët tona do t’ua dëmtojë tehun. Ndërkohë kemi nevojë të domosdoshme për therje, por nuk kemi thikë. A mund të therim me kallamishte të zbrazëta?” Profeti ﷺ tha: “Çdo mjet që e nxjerr gjakun, e derdh me bollëk dhe mbi të përmendet emri i Allahut, hani prej tij; përveç dhëmbit dhe thoit. Do t’ju tregoj arsyen për këtë: sa i përket dhëmbit, ai është asht, ndërsa thoi është mjet që e përdorin jobesimtarët e Etiopisë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nxitoni (për ta dërguar në varr) xhenazen, sepse nëse ka qenë vepërmirë, e dërgoni në mirësi, e, nëse nuk ka qenë i tillë, atëherë është një barrë që e hiqni prej supeve tuaja.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që të nxitohet në përgatitjen e xhenazes, faljen e namazit të saj dhe varrosjen e saj. Nëse i ndjeri është vepërmirë, atëherë është një e mirë që po e çoni drejt mirësisë së varrit. Nëse është ndryshe, atëherë është një barrë e keqe, që po e hiqni nga supet tuaja.
Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata hyjnë përmes saj e, kur të hyjë personi i fundit, mbyllet dhe më askush nuk hyn përmes saj.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se njëra prej dyerve të Xhenetit quhet Rejan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit në Ditën e Kiametit. Askush tjetër nuk do të hyjë përmes saj. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata do të ngrihen dhe do të hyjnë, ndërsa askush tjetër nuk do të lejohet të kalojë nëpër të. Pasi të ketë hyrë i fundit prej tyre, ajo derë do të mbyllet dhe më pas askush nuk do të hyjë përmes saj.
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Dherr, kur të përgatitësh ndonjë gjellë, shtoji ujë më tepër, që t'u japësh edhe fqinjëve!”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ e porositi Ebu Dherr Gifariun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që, kur të gatuajë lëng mishi (ndonjë gjellë), t'i shtojë më shumë ujë dhe lëng, pastaj të kujdeset për fqinjët e tij dhe t'u japë edhe atyre prej tij.
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Një muslimani, që ka diç për të lënë testament, s'duhet t'i kalojnë tri net pa e pasur testamentin të shkruar pranë vetes.” Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte: “Qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e përmendur këtë, nuk më ka kaluar asnjë natë, përveçse testamentin e kisha pranë vetes.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ tregoi se muslimani që ka ndonjë të drejtë ose pasuri për të lënë me testament, qoftë edhe të vogël, nuk duhet të kalojë tri net pa e shkruar testamentin e tij dhe pa e mbajtur atë gati pranë vetes. Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Që nga dita kur e dëgjova Profetin ﷺ ta thoshte këtë, nuk kam kaluar asnjë natë pa e pasur testamentin tim gati pranë meje."
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit."
رواه الترمذي والنسائي وأحمدProfeti ﷺ në këtë hadith inkurajoi kryerjen e riteve të Haxhit dhe riteve të Umrës në vazhdimësi, pa ndërprerje, sa herë që njeriu është në gjendje t'i kryejë. Kjo sepse kryerja e tyre shërben si një mënyrë për të larguar varfërinë dhe mëkatet, si dhe efektin e tyre mbi zemrën, ashtu si e fryra e zjarrit me gjyryk largon papastërtitë dhe metale të tjera nga hekuri.
Abdullah ibn Omeri dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ, teksa ishte në shkallët e minberit, tha: “Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”
Transmeton MuslimiProfeti, ﷺ teksa ishte në minber, paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë dhe mungesës në të pa arsye, nga neglizhenca dhe përtacia, përndryshe Allahu do t’ua vulosë zemrat, do t’i mbulojë ato dhe do të vendosë mbi to një pengesë që i ndalon nga ndjekja e së vërtetës. Pastaj ata do të bëhen prej të shkujdesurve ndaj shkaqeve të së mirës, me shpirtra që largohen nga adhurimet.