





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Xha'd Damriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e kishte shoqëruar Profetin, transmetoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”
رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمدProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë, duke sqaruar se atij që i lë tri xhuma nga përtacia dhe neglizhenca, pa ndonjë arsye të vlefshme, Allahu do t'ia vulosë dhe t'ia mbulojë zemrën, duke e penguar që e mira të arrijë tek ajo.
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari vazhdon të jetë në kauza të fesë së tij, përderisa nuk ka derdhur gjak të ndaluar (të dikujt).”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se besimtari mbetet në gjerësinë dhe hapësirën e veprave të tij të mira, me shpresë për mëshirën e Allahut, derisa të vrasë dikë padrejtësisht. Atëherë veprat e tij ngushtohen, sepse ato nuk mund ta kompensojnë mëkatin dhe fajin e rëndë të vrasjes.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: ...nga Urejna, - në Medinë, por nuk iu përshtat klima, kështu që u sëmurën. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë (e sadakasë) e të pinin urinën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, e vranë bariun e Profetit ﷺ, i morën kopenë me deve (dhe ia mbathën). Lajmi për ta erdhi gjatë paradites. Profeti ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, në mesditë, i sollën para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi t'ua prisnin duart dhe këmbët, t'ua damkosnin sytë, pastaj i hodhën në gurishtën (e Medinës). Kërkonin ujë, por nuk u jepej.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
Muttefek alejhiDisa burra nga fiset Ukl dhe Urajne vajtën te Profeti ﷺ si muslimanë. Ata u goditën nga një sëmundje që u shkaktonte fryrje në bark, dhe nuk u pëlqente të qëndronin në Medinë, sepse ushqimi dhe ajri i saj nuk u përshtateshin. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë e sadakasë dhe të pinin nga urina dhe qumështi i tyre. Ata shkuan, dhe kur u shëruan, fituan peshë dhe iu kthye ngjyra e trupit, ata vranë bariun e Profetit ﷺ dhe i morën devetë. Lajmi i arriti Profetit ﷺ herët në mëngjes, dhe ai dërgoi njerëz për t’i ndjekur. Ata u kapën në mesditë dhe u sollën si të burgosur para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi që t’u priteshin duart dhe këmbët dhe t’u nxirreshin sytë, sepse ata i kishin bërë të njëjtën gjë bariut. Pastaj u hodhën në gurishten (e Medinës), ku kërkuan ujë, por nuk u dha dhe më në fund vdiqën. Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër. Dhe kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim, por Allahu ia mbulon atë dhe ia fal, Allahu është më Bujar se që t'i kthehet asaj që tashmë e ka falur.”
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn MaxheProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se nëse dikush kryen një mëkat që kërkon zbatimin e një dënimi të përcaktuar ligjërisht (ar. hadd), si zinaja ose vjedhja, dhe ai dënohet për të në këtë botë, atëherë ky dënim e shlyen mëkatin dhe e liron nga ndëshkimi i tij në botën tjetër. Kjo sepse Allahu është tepër Bujar dhe Mëshirues për t’i bashkuar dy dënime për të njëjtin mëkat mbi robin e Tij. Po ashtu, nëse Allahu ia mbulon dikujt mëkatin në këtë botë dhe ai nuk dënohet për të, e pastaj Allahu ia fal dhe e amniston atë, atëherë Allahu i Lartësuar është tepër Fisnik dhe Bujar për t’u kthyer e për ta ndëshkuar për një mëkat që tashmë ia ka falur dhe amnistuar.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Zemra e plakut mbetet e re për dy gjëra: dashurinë për këtë botë dhe shpresën e gjatë (për jetë).”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ njoftoi se njeriu plaket dhe trupi i tij dobësohet, por zemra e tij mbetet e re në dashurinë për dy gjëra: Së pari: Dashuria për këtë botë përmes grumbullimit të pasurisë. Së dyti: Dëshira për jetë të gjatë, vazhdim të jetës dhe shpresa të zgjatura.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Përkujtoni shpesh shkatërruesin e kënaqësive”, - vdekjen.
رواه الترمذي والنسائي وابن ماجهProfeti ﷺ nxiti të përkujtohet shpesh vdekja, pasi ajo ia kujton njeriut botën e ardhshme dhe shkatërron dashurinë e tij për kënaqësitë e kësaj bote në zemër, veçanërisht ato të ndaluara.
Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kaluam me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Hixhri (vendbanimi i themudëve) dhe në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që i kanë bërë zullum vetes (gjë për të cilën u dënuan), përveçse duke qarë, nga droja që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.” Pastaj i mësyu kafshës dhe shpejtoi, derisa e la vendbanimin e tyre pas vetes.”
Muttefek alejhiKur kaloi pranë vendbanimit të themudëve, Profeti ﷺ ndaloi hyrjen në banesat e atyre njerëzve të ndëshkuar që i kishin bërë padrejtësi vetes, ose vizitimin e tyre, përveç nëse ai që hyn është duke qarë dhe duke medituar për fatin e tyre, nga frika se mos i njëjti ndëshkim që i goditi ata mund ta godasë edhe atë. Pastaj i grahu devesë dhe shpejtoi, derisa e la vendbanimin e tyre pas vetes.
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrinim me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur pyeti: “Cili nga ju e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të përmendë fitnet (trazirat)?” - Ne e kemi dëgjuar, - thanë disa. - Ndoshta keni për qëllim fitnen e njeriut në familje dhe në fqinjët e tij? - u tha Omeri. - Po, - thanë ata. - Ato i shlyen namazi, agjërimi dhe lëmosha, - tha Omeri, - por, cili nga ju e ka dëgjuar Profetin ﷺ t'i përmendë fitnet që do të vijnë sikurse dallgët e detit? Njerëzit heshtën. Unë thashë: “Unë”, e në atë rast Omeri më tha: “Ti pra. Lum babai që të ka!” Hudhejfe vazhdon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës. Çdo zemre që i përpin ato, i shtohet një pikë e zezë, ndërsa çdo zemre që i refuzon ato, i shtohet një pikë e bardhë, derisa të bëhen dy lloje zemrash: njëra e bardhë sikurse guri i lëmueshëm, të cilën nuk e dëmton asnjë fitne, për aq sa të ekzistojnë qiejt dhe Toka; ndërsa tjetra e zezë sterrë, sikurse kupa e përmbysur, e cila nuk njeh të mirën e as refuzon të keqen, përveç nëse përputhet me epshin e saj.” Hudhejfe thotë: “I pata thënë se mes teje dhe kësaj fitneje është një derë e mbyllur në prag të thyerjes.” Omeri më pati thënë: “Vallë, do të thyhet, mos të pastë babai?! Se, po qe se vetëm do të hapej, do të kishte shpresë se prapë do të mbyllej.” I thashë: “Jo, do të thyhet.” Po ashtu, i tregova se ajo derë është një burrë që do të vritet ose do të vdesë. I rrëfeva hadith që nuk përmban gabime. Ebu Halidi thotë: “E pyeta Sadin: “O Ebu Malik, çfarë nënkupton shprehja “i zi sterrë?" Më tha: “Sikurse të bardhët (e theksuar) në diç të zezë.” I thashë: “Po “kupa e përmbysur”?” Më tha: “E kthyer mbrapsht.”
Transmeton MuslimiPrijësi i besimtarëve, Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ishte në kuvendin e tij dhe me të ishte një grup prej sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ai u tha: "Kush prej jush e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të përmendë fitnet (trazirat)?" Disa njerëz thanë: "Ne e kemi dëgjuar atë të përmendë fitnet." Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Ndoshta ju keni për qëllim sprovën me të cilën përballet njeriu në familjen e tij: me gruan dhe fëmijët e tij, për shkak të dashurisë së tepërt ndaj tyre, koprracisë për ta, angazhimit me ta në dëm të shumë të mirave, ose neglizhencës në përmbushjen e të drejtave të tyre, edukimin dhe disiplinimin e tyre. Po ashtu, sprova e njeriut me fqinjin e tij dhe gjëra të ngjashme; ndoshta këtë keni për qëllim?" Ata thanë: "Po." Ai tha: "Këto janë sprova për të cilat kërkohet llogari dhe ndër to ka gjynahe që shpresohet të shlyhen me veprat e mira, si namazi, agjërimi dhe lëmosha. Por kush prej jush e ka dëgjuar Profetin ﷺ të përmendë trazirat e përgjithshme, për shkak të ashpërsisë së tyre të madhe dhe përhapjes së gjerë të tyre, të cilat i tronditin njerëzit si valët e detit të trazuar?" Njerëzit heshtën, ndërsa Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Unë e kam dëgjuar atë." Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u gëzua dhe i tha: "Allahu e bekoftë babanë tënd që solli dikë si ti; fol." Hudhejfe tha: "Profeti ﷺ ka thënë: “Fitnet (trazirat) shfaqen dhe ngjiten në sipërfaqen dhe anët e zemrës së njeriut, ashtu siç ngjitet hasra në anën e atij që shtrihet mbi të për të bërë gjumë. Zemra ndikohet thellësisht sipas masës së ngjitjes së tyre në të. Këto sprova përsëriten dhe vijnë njëra pas tjetrës. Çdo zemër në të cilën ato hyjnë, që i pranon dhe i përzien brenda vetes, ashtu si pija depërton në trup, shënohet me një njollë të zezë. Ndërsa çdo zemër që i refuzon ato, shënohet me një njollë të bardhë, derisa zemrat bëhen dy llojesh: 1. Një zemër e bardhë, e fortë në lidhjen e saj me besimin, e pastër nga të metat dhe e paprekur nga fitnet (trazirat), si një shkëmb i lëmuar e i lustruar, mbi të cilin nuk ngjitet asgjë. Një zemër e tillë nuk dëmtohet nga asnjë fitne (trazirë), derisa të takohet me Allahun. 2. Ndërsa zemra tjetër, është një zemër që është nxirë nga fitnet (trazirat), si një enë e anuar ose e përmbysur që nuk mund të mbajë ujë. Po kështu, kjo zemër nuk ruan asnjë të mirë dhe asnjë urtësi. Ajo nuk e njeh të mirën dhe nuk e kundërshton të keqen, përveç asaj që dëshiron dhe lakmon.” Hudhejfe i tha Omerit: “Këto fitne (trazira) nuk do të shfaqen gjatë jetës sate, dhe mes teje dhe tyre ndodhet një derë e mbyllur, e cila së shpejti do të thyhet.” Omeri pyeti: “A do të thyhet plotësisht? Sepse nëse do të hapej, ndoshta do të mund të mbyllej përsëri.” Hudhejfe u përgjigj: “Jo, ajo do të thyhet.” Dhe ajo derë nënkupton një njeri që do të vritet ose do të vdesë. Ajo që përmenda është një lajm i vërtetë dhe i sigurt, jo nga librat e Ithtarëve të Librit dhe as nga mendimi i ndonjë dijetari, por nga hadithi i Profetit ﷺ.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe AhmediProfeti ﷺ e udhëzoi atë që vjen në një tubim, ku njerëzit janë ulur, që t'i përshëndesë me selam. Po kështu, kur dëshiron të largohet, duhet t'i përshëndesë përsëri me selam si përshëndetje lamtumire, sepse përshëndetja në ardhje nuk është më e rëndësishme se përshëndetja në largim.