





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush i ka këto katër cilësi është hipokrit, e nëse ka vetëm ndonjërën prej tyre, atëherë ai ka një nga cilësitë e hipokritit, derisa ta lërë atë: “Kur flet gënjen; kur premton e thyen fjalën e dhënë; kur grindet tejkalon kufijtë dhe kur bën marrëveshje tradhton."
رواه البخاري ومسلمProfeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar për katër tipare, të cilat, nëse bashkohen te një musliman, do t'u shëmbëllente shumë hipokritëve, për shkak të këtyre tipareve. Kjo vlen për ata te të cilët mbizotërojnë këto tipare. E, sa u përket atyre te të cilët këto tipare janë të rralla, nuk përfshihen në këtë hadith. Këto tipare janë: E para: kur flet, qëllimisht gënjen dhe nuk thotë të vërtetën në bisedim. E dyta: kur bën një marrëveshje, nuk e përmbush atë dhe e tradhton personin me të cilin ka bërë marrëveshje. E treta: kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe nuk e mban atë. E katërta: nëse polemizon dhe grindet me dikë, bëhet i ashpër dhe mënjanohet nga e vërteta; tregohet dinak në refuzimin dhe zhvlerësimin e së vërtetës dhe thotë të pavërteta e gënjeshtra. Hipokrizia është shfaqja e së kundërtës së asaj që e fsheh. Ky kuptim është i pranishëm te njeriu që i ka këto tipare. Hipokrizia e tij vlen për atë njeri me të cilin flet, me atë që i premton, me atë që bën marrëveshje dhe me atë që polemizon, e jo se ai është hipokrit në Islam, në kuptimin që shfaq Islamin dhe fsheh kufrin (mosbesimin). Ndërkaq, ai që ka njërin nga këto tipare, ka një tipar të hipokrizisë, derisa ta braktis atë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith betohet në Allahun se askush nga ky umet (popull i thirrjes), qoftë hebre, qoftë i krishterë, qoftë dikush tjetër, të cilit i ka arritur thirrja e Profetit ﷺ, pastaj vdes dhe nuk beson në të, vetëm se do të jetë një nga banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojë përgjithmonë.
Aishja dhe Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: "Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një këmishë. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.
Muttefek alejhiAishja dhe Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) na tregojnë se, kur Profetit ﷺ i afrua vdekja, vendosi një copë pëlhure në fytyrën e tij, e, kur e kishte të vështirë frymëmarrjen për shkak të agonisë së vdekjes, e hoqi nga fytyra dhe në atë gjendje të rëndë tha: "Allahu i mallkoftë hebrenjtë e të krishterët dhe i dëboftë nga mëshira e Tij, për shkak se ndërtuan xhami mbi varret e profetëve të tyre!" Sikur të mos ishte kjo çështje e rrezikshme, nuk do të përmendte një gjë të tillë në këtë gjendje, prandaj Profeti ﷺ e ndaloi umetin e tij që të mos u shëmbëllejnë atyre në këtë vepër, sepse është një vepër e hebrenjve dhe e të krishterëve, dhe se është shteg që çon drejt shirkut ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."
Transmeton AhmediProfeti ﷺ i bëri lutje Zotit të tij që të mos ia bëjë varrin sikurse idhull që njerëzit e adhurojnë duke e madhëruar dhe duke pasur përballë e duke i bërë sexhde. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se Zoti i ka larguar dhe dëbuar nga mëshira e Tij ata që i kanë marrë varret e profetëve faltore, sepse marrja e tyre si faltore është shkak për t'i adhuruar dhe për të besuar në to.
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Kur Allahu i Lartësuar e do një popull, i vë në sprovë; atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, ndërsa atij që hidhërohet, i takon hidhërimi."
E shënon Ibn Maxhe - E shënon TirmidhiuProfeti ﷺ po na tregon në këtë hadith se besimtarin mund ta godasë ndonjë sprovë në veten e tij, në pasurinë e tij e në gjëra të tjera dhe se Allahu do ta shpërblejë për ato sprova nëse është i durueshëm. Kështu, sa më e madhe të jetë sprova dhe sa më i madh të jetë rreziku i saj, aq më i madh do të jetë shpërblimi i saj tek Allahu. Më pas Profeti ﷺ sqaroi se sprovat janë shenja se Allahu e do besimtarin dhe se caktimi e paracaktimi i Allahut në mënyrë të pashmangshme do të realizohet. Andaj, atë që është i durueshëm dhe i kënaqur, Allahu do ta shpërblejë për këtë, duke qenë i kënaqur ndaj tij, e mjafton ky si shpërblim, sikundërqë, atë që zemërohet dhe e urren caktimin dhe paracaktimin e Allahut, Ai do të zemërohet me të, e mjafton ky si ndëshkim.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak." Ai është i Vetëmjaftueshëm kundrejt çdo gjëje. Nëse njeriu bën një akt adhurimi dhe e bën për Allahun a për dikë tjetër, atëherë Allahu do ta braktisë atë dhe nuk do t'ia pranojë, si dhe do t'ia kthejë mbrapsht vepruesit atë që e ka bërë. Është obligim që vepra të bëhet sinqerisht për Allahun e Lartësuar, sepse Ai i pranon vetëm ato vepra që janë të sinqerta për fytyrën e Tij fisnike.
Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon për pozitën që ai e gëzon tek Allahu i Lartësuar, respektivisht se ajo arriti shkallën më të lartë të dashurisë (ar. el hul-leh, miqësia e ngushtë), siç e arriti Ibrahimi (alejhi selam), prandaj ai mohoi se kishte mik të ngushtë përveç Allahut, sepse zemra e tij ishte e mbushur me dashurinë, madhërimin dhe njohjen e Allahut të Lartëruar, kështu që nuk kishte vend për askënd përveç Tij. Sikur ai të kishte mik të ngushtë prej krijesave, do ta kishte Ebu Bekër Sidikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Më pas paralajmëroi që të mos tejkalohet kufiri i lejuar në dashuri, siç bënë hebrenjtë dhe të krishterët në raport me varret e profetëve dhe të njerëzve të devoshtëm, derisa i shndërruan në hyjni idhujtareske që adhurohen në vend të Allahut dhe ndërtuan faltore - xhami e tempuj mbi varret e tyre, si dhe e ndaloi umetin e tij të bëjnë të njëjtën gjë si ata.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu bëhet xheloz (siç përkon me madhështinë e Tij), e edhe besimtari bëhet xheloz. Xhelozia e Allahut është kur besimtari i shkel gjërat që Allahu ia ka ndaluar.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu xhelozon, hidhërohet dhe urren ashtu siç bëhet xheloz besimtari, siç hidhërohet dhe siç urren. Shkaku i xhelozisë së Allahut është kur besimtari kryen veprime të pamoralshme, që Allahu ia ka ndaluar, si: kurvëria, homoseksualiteti, vjedhja, pirja e alkoolit dhe gjëra të tjera të pamoralshme.
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se dëgjoi një njeri duke thënë: "Jo, pasha Qabenë!" Në atë rast Ibn Omeri tha: "Nuk bën të betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, pra përveç emrave dhe cilësive të Tij, ka mohuar Allahun (ka bërë kufër) ose ka bërë shirk, sepse betimi nënkupton madhërimin e atij që betohet në të, e madhështia është vetëm për Allahun. Andaj, betimi bëhet vetëm në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij. Ky betim është shirk i vogël (që nuk e nxjerr njeriun nga feja), por, nëse ai që betohet, e madhëron atë për të cilin betohet ashtu siç madhërohet Allahu, ose më shumë, atëherë konsiderohet prej shirkut të madh (që e nxjerr njeriun nga feja).