





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Mikdam ibën Madijekribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn MaxheProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se është afruar koha kur disa njerëzve do t'u arrijë hadithi i Profetit ﷺ duke qenë ulur, kurse ndonjëri prej tyre, kur t'i arrijë hadithi, duke qenë i shtrirë në shtrat, do të thotë: "Ai që bën gjykimin mes nesh dhe jush në çështjet (fetare) është Kurani i Madhërishëm, sepse ai na mjafton: çdo gjë që e gjejmë hallall në të, e veprojmë, sikundërqë çdo gjë që e gjejmë haram në të, largohemi prej saj. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se çdo gjë që ai e bëri haram ose e ndaloi në Sunetin e tij, ajo gjë, sa i përket vendimit fetar, është sikurse ajo që Allahu e bëri haram në Librin e Tij, sepse ai është kumtues nga Zoti i tij.
Irbad ibën Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ i këshilloi shokët e tij me një këshillë drithëruese, prej së cilës zemrat u tronditën dhe sytë u përlotën. Atëherë ata i thanë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse!" Kjo, pasi panë se Profeti ﷺ i këshilloi drithërueshëm, prandaj kërkuan një porosi që t'i përmbahen asaj. Profeti ﷺ u tha: "Ju porosis që ta keni frikë Allahun e Lartmadhëruar, duke i kryer obligimet dhe duke i braktisur gjërat e ndaluara, të jeni të dëgjueshëm dhe të bindur, pra, ndaj prijësve, edhe nëse një rob bëhet prijës (i vendit) ose udhëheqës (për ndonjë çështje të veçantë), respektivisht edhe nëse njeriu më i ulët bëhet prijës për ju, mos u zbrapsni nga kjo dhe bindjuni atij, nga frika se ndodhin fitne (trazira e telashe), sepse kushdo nga ju që jeton do të shohë kundërshti të shumta. Pastaj ai ua shpjegoi atyre rrugën e daljes nga kjo kundërshti, pra, duke u kapur fort pas traditës së tij dhe traditës së kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas tij: Ebu Bekër Sidikut, Omer ibn Hatabit, Othman ibn Afanit dhe Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!) dhe shtrëngimi i saj me dhëmballë. Me këtë kishte për qëllm të jemi të përpiktë duke u kapur fort për të. Po ashtu ua tërhoqi vërejtjen nga çështjet e shpikura dhe bidatet (risitë) në fe, sepse çdo bidat është devijim.
Semura ibn Xhundebi dhe Mugira ibn Shube (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që tregon një hadith nga unë që duket se është gënjeshtër, llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve."
رواه مسلم في مقدمتهProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që citon një hadith prej tij, ndërkohë ai e di, mendon ose mendon se ka shumë të ngjarë që ai të jetë gënjeshtër kundër tij ﷺ, atëherë cituesi është bashkëpjesëmarrës me atë që e filloi këtë gënjeshtër.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që gënjen qëllimisht për mua, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se, ai që gënjen qëllimisht për të, duke i atribuuar ndonjë fjalë ose veprim në mënyrë të gënjeshtërt, atëherë i tilli në botën tjetër do të ketë një vend në Zjarr, si ndëshkim për gënjeshtrën ndaj tij.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se në fund të umetit (para Kiametit) do të shfaqen njerëz të cilët do të shpikin gënjeshtra dhe do të thonë gjëra që askush nuk i ka thënë para tyre dhe do të tregojnë hadithe të pavërteta e të trilluara. Kësisoj Profeti ﷺ na urdhëroi që të qëndrojmë larg tyre, të mos i shoqërojmë dhe të mos i dëgjojmë hadithet e tyre, që ato hadithe të trilluara të mos zënë vend në shpirtin tonë, e kështu të mos jemi në gjendje të shpëtojmë prej tyre.
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Shkruaja çdo gjë që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ, që doja ta mësoja përmendsh, por kurejshët më ndaluan dhe më thanë: "A po shkruan gjithçka që dëgjon nga i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ai është njeri: flet në gjendje hidhërimi dhe kënaqësie?" Kështu, hoqa dorë nga shkrmi dhe ia përmenda këtë gjë të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: “Shkruaj, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej saj, përveç së vërtetës.”
Transmeton Ebu DavudiAbdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: Gjithçka që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ e shkruaja për ta ruajtur me shkrim, por disa nga kurejshët më ndaluan e më thanë: "I Dërguari i Allahut ﷺ është njeri që flet në gjendje kënaqësie e hidhërimi dhe mund të gabojë", kështu që ndalova së shkruari. Kështu, i tregova Profetit ﷺ se çfarë thanë, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: "Shkruaj se, pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk del asgjë prej saj, përveç së vërtetës në çdo situatë; qoftë kënaqësi, qoftë zemërim! Allahu i Lartësuar për Profetin e Tij ﷺ thotë: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (En Nexhm, 3-4)
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
رواه البخاري ومسلمNë këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristikave të Islamit janë si plotësim i kësaj ndërtese. E para nga këto shtylla janë dy dëshmitë: dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dyja konsiderohen një shtyllë: janë të pandashme nga njëra-tjetra. Robi i shqipton, duke e pranuar të qenët e Allahut Një dhe se Ai është meritor të adhurohet, e askush pos Tij nuk e meriton këtë gjë, si dhe duke vepruar sipas kërkesave të tyre, duke besuar në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe duke e ndjekur atë. Shtylla e dytë: falja e namazit. Janë pesë namaze farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. Shtylla e tretë: dhënia e zekatit të detyrueshëm. Ai është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. Shtylla e katërt: haxhillëku. Ai nënkupton shkuarjen në Mekë për t'i kryer ritualet e haxhillëkut, si shenjë adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar. Shtylla e pestë: agjërimi i Ramazanit. Ai nënkupton largimin nga ngrënia, pija dhe gjërat e tjera që prishin agjërimin, me qëllim të adhurimit ndaj Allahut, nga agimi deri në perëndim të Diellit.
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, ﷺ që flet të vërtetën, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, na thoshte: "Çdo njeri ngjizet në mitrën e nënës së vet për dyzetë ditë, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në droçkë gjaku, më pas shndërrohet në një copë mishi për po aq ditë. Pas kësaj, i dërgohet një engjëll, që ia fryn shpirtin dhe që është i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë rriskun (jetesën), jetëgjatësinë, punën dhe nëse do të jetë i mjeruar apo i lumtur. Betohem në Atë, përveç të Cilit askush nuk meriton të adhurohet, se prej jush ka të atillë që bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por ja që ndërhyn caktimi dhe ai punon vepra të banorëve të Zjarrit dhe hyn në të, dhe anasjelltas; ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por ja që që ndërhyn caktimi dhe ai punon vepra të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."
رواه البخاري ومسلمIbn Mesudi thoshte: "I Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar nga Allahu i Lartësuar: Ai ka thënë: "Çdo njeriu i tubohet krijimi, e kjo është kur burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij, ku sperma e tij e shpërndarë mblidhet në mitrën e gruas për dyzet ditë si copë e varur gjaku, më pas, në dyzetëshen e dytë, shndërrohet në copë mishi, pra, gjak i trashë e i fortë. e më pas shndërohet në copë mishi, e cila është aq sa përtypet dhe kjo është dyzetëshja e tretë. Pastaj Allahu ia dërgon melekun, i cili i fryn shpirtin, pas përfundimit të dyzetëshes së tretë. Meleku urdhërohet të shkruajë katër gjëra: furnizimin e tij, respektivisht sasinë e begative që do të marrë gjatë jetës së tij; jetëgjatësinë, respektivisht periudhën se sa do të qëndrojë në këtë botë; veprën e tij, se çfarë do të bëjë dhe se a do të jetë i lumtur a fatzi (në botën tjetër). Pastaj Profeti ﷺ u betua se ndonjë njeri do të bëjë vepra të banorëve të Xhenetit dhe veprat e tij do të jenë të mira, pra, njerëzve u duken të tilla, si dhe do të vazhdojë kështu, derisa mes tij dhe Xhenetit të jetë vetëm sa një kut, që do të thotë: ajo që mbetet mes tij dhe arritjes në Xhenet është gjatësia e një kuti, por libri ia parakalon dhe ajo që është caktuar për të, kështu që bën vepra të banorëve të Zjarrit dhe në këtë gjendje përfundon dhe, si rrjedhojë, futet në Zjarr, sepse kusht që puna e tij të pranohet është që të jetë i qëndrueshëm në të dhe të mos ndryshojë. Ndërkaq, një njeri tjetër bën vepra të banorëve të Zjarrit, derisa të jetë afër hyrjes në të, saqë ajo që mbetet mes tij dhe arritjes në Zjarr është gjatësia e një kuti, por libri ia parakalon dhe ajo që është caktuar për të, kështu që bën vepra të banorëve të Xhenetit dhe, si rrjedhojë, futet në Xhenet.
Nëna e besimtarëve, Umu Abdullah, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që shpik diçka në çështjen tonë, që nuk është prej saj, do t'i refuzohet." Në një transmetim të Muslimit, qëndron: "Atij që punon një vepër, jo sipas udhëzimit tonë, do t'i refuzohet."
رواه البخاري ومسلمProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që shpik në fe ose bën diçka për të cilën nuk ka argument nga Kurani dhe Suneti, ajo do t'i refuzohet vepruesit të saj dhe do të jetë e papranueshme tek Allahu.