





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se Allahu i Lartmadhëruar thotë në hadithin kudsij: "Njeriu më lëndon dhe më nënçmon kur e shan dhe e fajëson kohën në çastet e fatkeqësive dhe vështirësive, ndërkohë që vetëm Allahu i Lartësuar është Ai që i kontrollon dhe i drejton të gjitha ngjarjet që ndodhin. Prandaj, sharja e kohës është në të vërtetë sharje ndaj Allahut të Lartësuar, sepse koha është një krijesë e nënshtruar ndaj Tij, në të cilën ndodhin ngjarjet me urdhrin e Allahut të Lartësuar."
Ebu Rukaje Temim ibën Eus Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Feja është sinqeriteti." E pyetëm: "Ndaj kujt?" Ai tha: "Ndaj Allahut, ndaj Librit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith se feja bazohet në sinqeritet dhe çiltërsi, në mënyrë që ajo të përmbushet ashtu siç ka urdhëruar Allahu, plotësisht, pa cungim e pa mashtrim. Profetin ﷺ e pyetën: "Ndaj kujt është sinqeriteti?" Ai tha: Së pari: sinqeriteti ndaj Allahut të Lartmadhëruar, duke punuar sinqerisht për Të, duke mos i bërë ortak (shirk), duke besuar në zotërimin, hyjnitetin dhe në emrat e cilësitë e Tij, dhe duke e respektuar urdhrin e Tij e duke thirrur për të besuar në Të. Së dyti: sinqeriteti ndaj Librit të Tij, që është Kurani i madhërishëm. Pra, të besojmë se ai është Fjala e Tij e libri i Tij i fundit, dhe se ai i shfuqizoi të gjitha ligjet (sheriatet) para tij. Ne e madhërojmë atë dhe e lexojmë ashtu siç duhet. Punojmë sipas ajeteve të tij që janë krejtësisht të qarta (muhkemat) dhe i pranojmë ato që janë jo krejtësisht të qarta (muteshabihat). E mbrojmë atë nga interpretimi i shtrembëruesve, marrim mësim nga këshillat e tij, i përhapim dituritë e tij dhe ftojmë tek ai. E treta: sinqeriteti ndaj të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ. Pra, të besojmë se ai është profeti i fundit, t'i besojmë asaj që solli, t'u bindemi urdhrave të tij dhe t'u shmangemi ndalesave të tij. Ta adhurojmë Allahun vetëm me atë që ai solli, ta respektojmë, ta nderojmë, ta përhapim thirrjen e tij, t'i përhapim ligjet (sheriatin) e tij dhe t'i mohojmë akuzat që hidhen kundër tij. E katërta: sinqeriteti ndaj prijësve të muslimanëve, duke i ndihmuar ata në të vërtetën, duke mos i kundërshtuar në çështjet e tyre, t'i dëgjojmë dhe t'u bindemi për sa kohë që i binden Allahut. Së pesti: sinqeriteti ndaj muslimanëve, duke u bërë mirë dhe duke i ftuar tek e mira, duke i ruajtur nga dëmet, duke u dëshiruar të mirat dhe duke bashkëpunuar me ta në mirësi e devotshmëri.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Për çdo nyje të trupit, sa herë që lind dielli, duhet të jepet lëmoshë. Të pajtosh dy persona është lëmoshë, ta ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij a t'ia vësh barrën mbi të është lëmoshë, fjala e mirë është lëmoshë, për çdo hap që e bën për të shkuar në namaz ka lëmoshë dhe për heqjen e pengesës nga rruga ka lëmoshë."
رواه البخاري ومسلمProfeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo musliman i rritur dhe i përgjegjshëm duhet të japë sadaka për hir të Allahut të Lartësuar çdo ditë, për aq nyje sa gjenden në kockat e tij, si akt falënderimi ndaj Allahut për mirëqenien që gëzon. Allahu i bëri kockat e njeriut me nyja që ai të jetë në gjendje t'i hapë dhe t'i mbyllë. Dhe kjo sadaka arrihet nëpërmjet të gjitha veprave të mira dhe nuk kufizohet vetëm me dhënien e pasurisë. Disa nga këto vepra të mira janë: Nëse gjykon me drejtësi midis dy personave që janë në konflikt me njëri tjetrin është sadaka. Nëse e ndihmon të paaftin të hipë mbi kafshë (mjet transportues) ose t'ia ngjisësh plaçkat dhe sendet lart, është sadaka. Fjala e mirë, qoftë dhikër (përmendje e Allahut), qoftë lutje, përshëndetje etj, është sadaka. Çdo hap që e bën për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga, prej së cilës dëmtohen të tjerët, është sadaka.
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë; nuk do t'ua cenojmë atyre postin që u takon, si dhe do ta flasim të vërtetën kudo që gjendemi dhe s'do t'ia kemi frikën qortimit të asnjë qortuesi në rrugëtimin drejt Allahut."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ e mori besën nga sahabët për t'iu nënshtruar prijësve dhe sundimtarëve (muslimanë) në kohë të qeta dhe të vështira; në kohë mirëqenieje e varfërie, pavarësisht nëse urdhrat e tyre janë të dëshirueshme apo të papëlqyera për shpirtin. Madje, edhe nëse sundimtarët padrejtësisht bëhen hisetarë mbi nënshtetasit në pasurinë publike, pozitat ose gjëra të tjera është obligim që ata të dëgjohen dhe t'i binden në mirësi (e jo në mëkat). Gjithashtu, nuk duhet të bëjnë kryengritje kundër tyre, sepse trazia dhe dëmi që shkaktohen duke luftuar ndaj tyre është më i madh dhe më i rëndë se dëmi që ka ndodhur për shkak të padrejtësisë së tyre. Po ashtu ia dhanë besën se do ta thonë të vërtetën në çdo vend që janë, duke e bërë këtë sinqerisht për Allahun dhe të mos kenë frikë nga ata që i qortojnë.
Umu Seleme, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar).” Thanë: "A t'i luftojmë?" Tha: “Jo, përderisa e falin namazin.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se do të na caktohen prijës, disa vepra të të cilëve i dimë, sepse janë në përputhje me atë që njihet nga feja, si dhe mohojmë disa prej tyre, për shkak se bien ndesh me fenë. Ai që e urren të keqen me zemrën e tij dhe nuk mund ta ndryshojë është i liruar nga mëkati dhe hipokrizia, ndërsa ai që mund ta ndryshojë atë me dorën ose gjuhën e tij dhe ua tërheq vërejtjen për këtë, atëherë ai është i liruar nga mëkati dhe pjesëmarrja në të. Por, ai që është i kënaqur me veprimet e tyre dhe i pason, do të shkatërrohet ashtu siç u shkatërruan ata. Pastaj e pyetën Profetin ﷺ: "A nuk duhet t'i luftojmë prijësit që i kanë këto cilësi?" Ai i ndaloi dhe tha: "Jo, përderisa e falin namazin mes jush."
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith për mirësitë dhe mëshirën e Allahut. Kjo, se, nëse muslimani e kishte zakon të bënte vepra të mira sa ishte shëndoshë e vendas dhe i ka ndodhur ndonjë gjë, fjala vjen, është i sëmurë dhe nuk mund ta kryejë atë ose është i zënë me udhëtim, ose ndonjë justifikim tjetër, atëherë i shkruhet shpërblimi i plotë, sikur të kishte punuar sa ishte shëndoshë e vendas.
Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Feja është sinqeriteti." E pyetëm: "Ndaj kujt?" Ai tha: "Ndaj Allahut, ndaj Librit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith se feja bazohet në sinqeritet dhe çiltërsi, në mënyrë që ajo të kryhet ashtu siç ka urdhëruar Allahu, plotësisht, pa cungim e pa mashtrim. E pyetën Profetin ﷺ: "Ndaj kujt është sinqeriteti?" Atëherë tha: Së pari: sinqeriteti ndaj Allahut të Lartmadhëruar, duke punuar sinqerisht për Të, duke mos i bërë ortak (ar. shirk), duke besuar në zotërimin, në denjësinë e Tij për t'u adhuruar dhe në emrat e cilësitë e Tij, duke e madhëruar urdhrin e Tij dhe duke thirrur për të besuar në Të. Së dyti: sinqeriteti ndaj Librit të Tij, që është Kurani i madhërishëm. Pra, të besojmë se ai është Fjala e Tij e Libri i Tij i fundit, dhe se ai i shfuqizoi të gjitha ligjet (sheriatet) para tij. Ne e madhërojmë atë dhe e lexojmë ashtu si duhet. Punojmë sipas ajeteve të tij krejtësisht të qarta (ar. muhkemat) dhe i pranojmë ato që janë jo krejtësisht të qarta (ar. muteshabihat). E largojmë nga ai interpretimin e shtrembëruesve, i marrim në konsideratë këshillat e tij, i përhapim dituritë e tij dhe bëjmë thirrje tek ai. E treta: sinqeriteti ndaj të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ. Pra, të besojmë se ai është profeti i fundit, t'i besojmë asaj që solli, t'u bindemi urdhrave të tij dhe t'u shmangemi ndalesave të tij. Ta adhurojmë Allahun vetëm me atë që ai solli, ta respektojmë, ta nderojmë, ta përhapim thirrjen e tij, ta përhapim ligjin (sheriatin) e tij dhe t'i mënjanojmë akuzat që hidhen kundër tij. E katërta: sinqeriteti ndaj prijësve të muslimanëve, duke i ndihmuar ata në të vërtetën, të mos i kundërshtojmë çështjet e tyre, t'i dëgjojmë dhe t'u bindemi për sa kohë që i binden Allahut. Së pesti: sinqeriteti ndaj muslimanëve, duke u bërë mirë dhe duke i thirrur, duke e mënjanuar dëmtimin prej tyre, duke e dashur hairin për ta dhe duke bashkëpunuar me ta në mirësi e devotshmëri.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton e thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë në shtëpinë time: "O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!"
Transmeton MuslimiI Dërguari i Allahut ﷺ bëri lutje kundër gjithë atyre që marrin ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve, qofshin ato të vogla, qofshin të mëdha, qoftë kjo udhëheqësi e përgjithshme, qoftë udhëheqësi e pjesshme, e veçantë, ku i mundon dhe nuk tregohet i butë. Të tillin Allahu i Lartësuar do ta "shpërblejë" në varësi të veprës së tij, pra, do ta mundojë e do t'ia vështirësojë. Me atë që tregohet i butë dhe ua lehtëson punët muslimanëve, Allahu do të sillet butësisht dhe do t'ia lehtësojë punët.
Makil ibn Jesar Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se secilin që Allahu i Lartësuar e ka bërë udhëheqës dhe përgjegjës mbi njerëzit, qoftë ajo udhëheqësi e përgjithshme, si të qenët prijës, qoftë udhëheqësi e veçantë, si burri në shtëpinë e tij dhe një grua në shtëpinë e saj, kështu që tregohet i mangët në të drejtat e tufës së tij: i mashtron dhe nuk tregohet i çiltër me ta, e kështu ua humb të drejtat e fesë dhe të kësaj bote, i tilli e meriton këtë dënim të rëndë.