





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.” Nëse doni, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Es Sexhde, 17)
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Allahu i Lartësuar thotë: “Kam përgatitur dhe kam bërë gati, si nderim për robërit e Mi të mirë në Xhenet, gjëra thelbi i të cilave nuk është parë kurrë nga asnjë sy, përshkrimi i të cilave nuk është dëgjuar kurrë nga asnjë vesh dhe realiteti i të cilave nuk i ka shkuar kurrë ndërmend zemrës së asnjë njeriu.” Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Nëse doni, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Es Sexhde, 17) (Es Sexhde, 17)
Ebu Abdullah Xhedeliu transmeton se e ka pyetur Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, me ç'rast ajo tha: “Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët."
Transmetojnë Tirmidhiu dhe AhmediNëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u pyet për moralin e Profetit ﷺ, me ç'rast tha: "Ai nuk ishte pa drojë apo i pahijshëm në natyrën e tij, as në fjalë dhe as në vepra, dhe as nuk e bënte këtë me qëllim apo duke u shtirur. Ai nuk bërtiste dhe nuk e ngrinte zërin në tregje, dhe nuk ia kthente të keqen me të keqe. Përkundrazi, ai përgjigjej me mirësi, falte në zemrën e tij dhe shpesh e anashkalonte dhe largohej nga e keqja.
Haniu, i çrobëruari i Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rrëfen: "Sa herë që Othmani qëndronte pranë një varri, qante derisa i lagej mjekra. I thanë: "Përmendet Xheneti dhe Zjarri, e nuk qan, ndërsa për këtë po qan?" Ai tha: "Vërtet i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e lehtë, por nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e vështirë.”
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn MaxheKur Othmān ibn Afani, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), qëndronte pranë një varri, qante derisa lotët ia lagin mjekrën. I thanë: “Po përmendet Xheneti dhe Zjarri, por nuk po qan nga përmallimi për Xhenetin dhe as nga frika prej Zjarrit, ndërsa po qan për shkak të varrit?!” Ai tha: “Vërtet Profeti ﷺ ka treguar se varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton dhe lirohet prej saj, atëherë ajo që vjen pas saj do të jetë më e lehtë për të. Por, nëse nuk shpëton nga dënimi i saj, atëherë ajo që pason nga dënimi do të jetë edhe më e rëndë se ajo që gjendet në të.”
Bahz ibn Hakimi transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se ai ka thënë: O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se personi që më së shumti e meriton përkushtimin, mirësinë, trajtimin e mirë, shoqërimin e këndshëm dhe mbajtjen e lidhjeve familjare është nëna. Ai theksoi të drejtën e saj mbi të tjerët, duke e përsëritur tri herë, për të treguar vlerën e saj mbi të gjithë njerëzit pa përjashtim. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se kush vjen pas saj në përkushtim, duke thënë: pastaj babai, e më pas të afërmit sipas shkallës së afërsisë; sa më i afërt të jetë i afërmi, aq më shumë e meriton mbajtjen e lidhjeve, sesa ai që është më i largët.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që thotë: 'Raditu bil-lahi Rabben, ue bil-Islami dinen, ue bi Muhammedin rasulen' (Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si të Dërguar), i garantohet Xheneti.”
Transmeton Ebu DavudiProfeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se atij që thotë: “Jam i kënaqur me Allahun si Zot”, si i Adhuruar, Furnizues, Pronar, Sundues dhe Rregullues; “me Islamin”, me të gjitha dispozitat e tij, urdhrat dhe ndalesat; “si fe”, si besim dhe ligj përmes bindjes dhe dorëzimit; “dhe me Muhamedin si të Dërguar” dhe profet, me gjithçka me të cilën është dërguar dhe që na e ka përcjellë, i garantohet Xheneti.
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëmarrës në Luftën e Bedrit me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe një prej pjesëtarëve të Besëlidhjes së Akabesë, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, përreth të cilit po qëndronin një grup shokësh të tij, ka thënë: “Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit, dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin). Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë), e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë çështja e tij i përket Allahut: nëse do, e fal, e nëse do, e dënon.” Atëherë ia dhamë besën për këtë.”
Muttefek alejhiUbade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte ndër pjesëmarrësit në betejën e madhe të Bedrit dhe ishte udhëheqësi i popullit të tij, që doli përpara për të dhënë besën për mbështetjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ në natën e Akabesë në Mina, - kur i Dërguari i Allahut ishte në Mekë para se të emigronte në Medinë - njoftoi se Profeti ﷺ ishte i ulur mes shokëve të tij dhe u kërkoi atyre t'i jepnin besën për disa çështje: Së pari: të mos i shoqërojnë Allahut asgjë në adhurim, pavarësisht sa e vogël qoftë ajo. Së dyti: të mos vjedhin. Së treti: të mos bëjnë zina (kurvëri). Së katërti: të mos i vrasin fëmijët e tyre; as djemtë nga frika e varfërisë dhe as vajzat nga frika e turpit. Së pesti: të mos bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit. Së gjashti: të mos e kundërshtojnë Profetin ﷺ kur bëhet fjalë për atë që është e drejtë dhe urdhërim për të mirë. Kushdo që mbetet i palëkundur në këtë besë dhe i përmbahet asaj, shpërblimi i tij është tek Allahu. Sa u përket atyre që kryejnë ndonjë nga gjërat e përmendura, përveç shirkut , dhe ndëshkohen për to në këtë botë, përmes dënimit të përcaktuar fetar (ar. hadd), kjo shërben si shlyerje (kefaret) për të dhe mëkati i tij fshihet. Megjithatë, kushdo që kryen ndonjë prej këtyre veprave dhe Allahu ia mbulon atë, çështja e tij i mbetet Allahut; Ai ose mund ta falë, ose mund ta ndëshkojë. Të gjithë ata që ishin të pranishëm i dhanë besë e tyre për këtë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj, ashtu siç ka filluar, andaj lum për këta të huaj!”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Islami nisi si diçka e huaj, me pak njerëz që e pranuan atë, dhe do të kthehet si diçka e huaj, me vetëm pak njerëz që do ta mbajnë atë, ashtu siç nisi. Pra, përgëzime të mëdha dhe lajme të mira për të huajt, si dhe lumturi e kënaqësi për ta.
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ruajuni nga mëkatet e vogla, sepse shembulli i mëkateve të vogla është si shembulli i një grupi njerëzish që zbritën në fund të një lugine; njëri solli një shkop, tjetri solli një shkop, derisa e poqën bukën e tyre. Vërtet, mëkatet e vogla, nëse njeriu merret në llogari për to, e shkatërrojnë atë.”
Transmeton AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër nënvlerësimit të mëkateve të vogla dhe kryerjes së tyre me tepri, sepse grumbullimi i tyre mund të çojë në shkatërrim. Ai solli si shembull një grup njerëzish që zbritën në fund të një lugine; secili prej tyre solli nga një shkop të vogël, derisa mblodhën aq sa për të pjekur bukën e tyre. Po kështu, mëkatet e vogla, nëse kryesi i tyre merret në llogari për to pa u penduar ose pa u falur nga Allahu, mund ta shkatërrojnë atë në fund.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale."
رواه البخاري في الأدب المفرد وأحمد والبيهقيProfeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se Allahu i Lartësuar e ka dërguar atë për t’i plotësuar moralet e larta dhe virtytet fisnike. Profeti ﷺ u dërgua për ta përmbyllur misionin e pejgamberëve të mëparshëm dhe për t’i përsosur cilësitë e lavdërueshme që kishin arabët. Ata e donin të mirën dhe e urrenin të keqen, dhe stoliseshin me virtyte si; burrëria, bujaria dhe zemërgjerësia. Profeti ﷺ u dërgua për t’i korrigjuar dhe përsosur mangësitë në moralin e tyre, si krenaria me prejardhjen, mendjemadhësia, përçmimi i të varfërve dhe të tjera.