Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ i pëlqente lutjet gjithëpërfshirëse, që përfshijnë të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, me pak fjalë, por me kuptime të thella, që përmbajnë lavdërimin e Allahut të Lartësuar dhe qëllime fisnike, dhe linte mënjanë çdo gjë tjetër.
Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër betimit dhe përsëritjes së tij të shpeshtë, edhe nëse njeriu është i sinqertë gjatë shitblerjes. Ai ka treguar se një gjë e tillë mund të ndihmojë në shitjen e mallit dhe në promovimin e tij, por në të vërtetë e pakëson dhe ia zhduk bereqetin fitimit. Allahu i Lartësuar mund ta shkatërrojë këtë pasuri në forma të ndryshme: përmes vjedhjes, zjarrit, fundosjes, konfiskimit, plaçkitjes ose në çfarëdo mënyre tjetër që e çon në humbjen e pasurisë së njeriut.
I Dërguari i Allahut ﷺ e ndaloi fyerjen dhe mallkimin e erës, sepse ajo është e urdhëruar nga Krijuesi i saj. Ajo vjen si me mëshirë, ashtu edhe me ndëshkim, dhe mallkimi i saj është njësoj si mallkimi i Allahut, Krijuesit të saj, dhe shprehje e pakënaqësisë ndaj caktimit të Tij. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ na udhëzoi që t’i drejtohemi Allahut, Krijuesit të saj, duke i kërkuar prej Tij të mirën e erës, të mirën që gjendet në të dhe të mirën për të cilën është dërguar, siç është sjellja e shiut apo bartja e polenit dhe dobi të ngjashme. Po ashtu, na mësoi të kërkojmë mbrojtje te Allahu nga e keqja e saj, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja për të cilën është dërguar, siç është shkatërrimi i të mbjellave, i pemëve, i bagëtive, rrëzimi i ndërtesave e të ngjashme. Kërkimi i Allahut në këtë formë është pohim i robërisë dhe nënshtrimit ndaj Tij.
Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi që lutja të kushtëzohet me diçka, edhe nëse ndërlidhet me dëshirën e Allahut, sepse është e ditur me siguri se Ai nuk fal veçse me dëshirën e Tij. Nuk ka kuptim që njeriu ta kushtëzojë lutjen e tij me dëshirën e vullnetin e Allahut, sepse ky kushtëzim vlen vetëm për dikë që mund të detyrohet të bëjë diçka kundër vullnetit të tij, gjë nga e cila Allahu është i lartësuar pafundësisht. Profeti ﷺ e sqaroi këtë në fund të hadithit, duke thënë se askush nuk mund ta detyrojë Allahun. Për më tepër, për Allahun nuk është e madhe çfarëdo që jep. Ai nuk është i paaftë për asgjë, as nuk ekziston diçka aq e madhe sa të thuhet: “Nëse Ti do.” Kushtëzimi i lutjes me dëshirën dhe vullnetin e Allahut përbën një lloj vetëmjaftueshmërie përballë faljes së Tij. Shprehja: “Nëse Ti do të ma japësh këtë apo atë, atëherë ma jep” përdoret vetëm kur i drejtohesh dikujt që ose nuk ke nevojë për të, ose është i paaftë të ta japë. Por, kur i drejtohesh Atij që është i Plotfuqishëm dhe prej të Cilit je i varur, atëherë duhet të jesh i vendosur në kërkesën tënde, të lutesh me përulësi, të kërkosh nevojat e tua dhe të mbështetesh tek Allahu, sepse Ai është i Pavaruri, i Përkryeri dhe i Gjithëfuqishmi mbi çdo gjë.
Profeti ﷺ në këtë hadith ka bërë lutje kundër tre llojeve të njerëzve, që hundët e tyre të ngjiten në pluhur, si shenjë poshtërimi, turpërimi dhe humbjeje: Lloji i parë: Ai në praninë e të cilit përmendet Profeti ﷺ, por ai nuk dërgon salavate mbi të, duke thënë: "Sal-lallahu alejhi ue selem" ose ngjashëm me këtë. Lloji i dytë: Ai që e arrin muajin Ramazan dhe pastaj ky muaj i kalon pa iu falur, për shkak të pakujdesisë së tij në kryerjen e veprave të bindjes ndaj Allahut. Lloji i tretë: Ai njeri, të cilit prindërit i arrijnë pleqërinë pranë tij, por ata nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet, për shkak të mosbindjes dhe neglizhencës së tij në përmbushjen e të drejtave të tyre.
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se dy muslimanë, kur takohen në rrugë ose diku tjetër, dhe njëri i jep tjetrit selam me shtrëngim duarsh, atyre u falen mëkatet para se të ndahen, qoftë fizikisht apo pas mbarimit të shtrëngimit të duarve.
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se zemrat e të gjithë bijve të Ademit, pra njerëzve, janë në mes të dy Gishtave të të Gjithëmëshirshmit, sikur një zemër e vetme; Ai e kthen nga të dojë; nëse do, e bën ta pranojnë të vërtetën, e nëse do, e devijon nga e vërteta. Kthimin që Allahu ua bën të gjithë zemrave është sikur kthimin që ia bën një zemre të vetme; Atë asgjë nuk e pengon. Pastaj Profeti ﷺ bëri lutje: "O Allah, Ti që i kthen zemrat, herë në adhurim, herë në mëkat, herë duke të të përmenduar, herë duke të të harruar, na i kthe zemrat tona nga adhurimi Yt!"
Profeti ﷺ u lut që Allahu t’i dhurojë ndriçim, gëzim dhe bukuri në këtë botë, si dhe ta çojë atë në ndriçimin dhe begatitë e Xhenetit në botën tjetër, për atë që e dëgjon hadithin e tij, e mëson përmendsh dhe e përcjell te të tjerët. Ndoshta atij që i përcillet hadithi është më i kuptueshëm, më i thellë në dije dhe më i aftë për të nxjerrë dobi e dispozita sesa ai që e përcjell hadithin. Kështu, i pari e zotëron mirë mbajtjen përmendësh dhe transmetimin, ndërsa i dyti e zotëron mirë kuptimin dhe nxjerrjen e dobive dhe dispozitave.
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për disa prej kënaqësive të Xhenetit, duke thënë se besimtari do të ketë në Xhenet një tendë të madhe dhe të gjerë, nga një margaritar i zgavruar përbrenda, me gjatësi dhe gjerësi prej gjashtëdhjetë miljesh në qiell. Në çdo anë, qoshe, dhe cep të katër qosheve të saj, do të ketë bashkëshorte dhe ato nuk do ta shohin njëra-tjetrën, e besimtari e kalon kohën me to.