





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Nga Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Një beduin erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: 'Më mëso disa fjalë që t'i them!' Pejgamberi tha: 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.' Beduini tha: 'Këto fjalë janë për Zotin tim, po për mua çfarë ka?' Pejgamberi i tha: 'Thuaj: O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!'"
Transmeton MuslimiNjë burrë nga banorët e shkretëtirës i kërkoi Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) t'i mësonte një dhikër që ta bënte dhe Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: Thuaj: "Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak." Pejgamberi e filloi porosinë me dëshminë e teuhidit, kuptimi i së cilës është se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. "Allahu është më i Madhi!" D.m.th: Allahu është më i madh dhe më madhështor se çdo gjë. "Falënderimi i shumtë i takon Allahut!" D.m.th: Allahut i takon falënderimi i shumtë për cilësitë, veprimet dhe mirësitë e Tij të panumërta. "I Pastër është Allahu, Zoti i botëve!" D.m.th: Ai është i pastër nga çdo e metë. "Nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit." D.m.th: Nuk kalohet nga një gjendje te tjetra, veçse falë Allahut, falë ndihmës dhe orientimit të Tij. Burri tha: “Këto fjalë janë për Zotin tim për ta përkujtuar dhe madhëruar Atë. Po unë çfarë lutjesh mund të bëj për veten time?” Dhe Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "Thuaj: OAllah, më fal mua!" Me anë të fshirjes dhe mbulimit të mëkateve. "Dhe më mëshiro!" Duke më sjellë dobi dhe mirësi në fe dhe në jetën materiale. "Dhe më udhëzo!" Duke më orientuar te gjendja më e mirë dhe rruga e drejtë. "Dhe më furnizo me rrizk!" D.m.th: më furnizo me pasuri të pastër, me shëndet, me mirëqenie dhe me çdo gjë të mirë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen që të mos betohemi në dikë tjetër përveç Allahut, kur dihet se besimtari betohet vetëm në Allahun. Gjithashtu tregon se, kush betohet në dikë tjetër përveç Allahut, për shembull, nëse dikush betohet në Latin dhe Uzanë, - dy idhuj këta që adhuroheshin në periudhën e xhahilietit, para Islamit, - atëherë ai e ka obligim të thotë, për ta korrigjuar veten: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)", për t'u distancuar kështu nga shirku (idhujtaria) dhe për ta shlyer betimi i tij. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", respektivisht, kur dy ose më shumë njerëz luajnë kundër njëri-tjetrit, me kusht që ndërmjet tyre të ketë para, të cilat i merr fituesi, ku secili prej tyre, ose do të jetë fitues, ose humbës, kësisoj i tilli rekomandohet që të japë diçka sadaka si shlyerje për atë që ka kërkuar.
Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se Profeti ﷺ ka thënë: “Një thirrës (në Xhenet) do të thërrasë: “Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni vështirësi kurrë.” Ky është kuptimi i fjalës së Allahut të Lartmadhëruar: “Dhe atyre do t'u thuhet: “Ky është Xheneti që ju është dhënë, për atë që keni punuar.” (El Araf, 43)
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith ka përmendur se një thirrës do t’i thërrasë banorët e Xhenetit, teksa ata janë duke i shijuar begatitë në të: "Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë në Xhenet, sado e vogël të jetë sëmundja. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë, as edhe gjumë nuk do të keni, i cili konsiderohet një vdekje e vogël. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni pikëllim e as vështirësi kurrë. Ky është kuptimi i fjalës së Allahut të Lartmadhëruar: “Dhe atyre do t'u thuhet: “Ky është Xheneti që ju është dhënë, për atë që keni punuar.” (El Araf, 43)
Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?” Ata thonë: “A nuk na i ke zbardhur fytyrat? A nuk na ke futur në Xhenet dhe na ke shpëtuar nga Zjarri?” Atëherë Ai e largon perden, saqë, atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur sesa shikimi në Zotin e tyre të Lartmadhërishëm.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, Allahu i Lartësuar do t’u thotë: A dëshironi diçka që t'ju shtoj më shumë? Atëherë banorët e Xhenetit, që të gjithë do të thonë: ''A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga Zjarri?'' Atëherë Allahu do ta largojë perden dhe do ta ngrejë atë; perdja e Tij është drita. Atyre nuk do t’u jepet asgjë më e dashur sesa ta shohin Zotin e tyre, të Lartësuar dhe të Madhëruar.
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se shejtani e ka humbur shpresën që besimtarët që falen në Gadishullin Arabik të kthehen në adhurimin e tij dhe t'i bëjë sexhde idhujve. Mirëpo, ai ende shpreson dhe vazhdon të përpiqet me ngulm për të mbjellë përçarje mes tyre, duke nxitur mosmarrëveshje, armiqësi, luftëra, trazira e të ngjashme.
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara! Kokat e tyre i kanë si gungat e anuara të devesë. Këto lloj grash s’kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që kanë për ta nuhatur aromën e tij, e cila nuhatet nga shumë larg.”
Transmeton MuslimiPejgamberi (paqja qoftë mbi të!) paralajmëron nga dy lloje njerëzish prej banorëve të zjarrit, që nuk i ka parë dhe që nuk ishin të pranishëm në kohën e tij, por që do të shfaqeshin më vonë. Lloji i parë: disa njerëz që mbajnë me vete kamxhikë të gjatë si bishtat e lopëve, me të cilët godasin njerëzit. Bëhet fjalë për policinë dhe përkrahësit e tiranëve, të cilët i dhunojnë njerëzit padrejtësisht. Lloji i dytë: disa femra, të cilat do ta heqin prej trupit të tyre rrobën e ndershmërisë dhe të turpit, që e karakterizon femrën zakonisht. Ato janë përshkruar si të veshura në të vërtetë dhe të zhveshura nga ana morale, ngase rrobat që ato veshin janë të holla dhe të tejdukshme dhe e mbulojnë trupin pjesërisht. Ato e bëjnë këtë për të shfaqur bukurinë e tyre. Ato i lakojnë zemrat e burrave me veshjen dhe kapardisjen e tyre në ecje, duke lëkundur supet e tyre. Kësisoj, ato i tërheqin të tjerët drejt devijimit në të cilin gjenden vetë. Prej tipareve të tyre është se kokat e tyre janë si gunga e anuar e devesë; ato i zmadhojnë kokat e tyre, duke i lidhur me mbulesa ose copa pëlhure. Përngjasimi me gungat e deveve lidhet me flokët e tyre të lartë dhe gërshetat e tyre që ngrihen mbi kokat e tyre, duke i lidhur ato në një mënyrë që të anohen nga njëra anë e kokës, siç anohet gunga e devesë. Ato femra që i kanë këto tipare janë pjesë e këtij kërcënimi të ashpër; që nuk do të mund të hyjnë në Xhenet dhe nuk do të mund ta nuhasin aromën e tij, edhe pse aroma e tij nuhatet nga shumë larg.
Nga Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i këaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Dhe nuk bën që burri të futet në shtrat me një burrë tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë e as gruaja nuk bën të futet në shtrat me një grua tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë".
Transmeton MuslimiPejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ka ndaluar që burri të shikojë pjesët intime të një burri tjetër, ose gruaja të shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Pjesët intime janë ato pjesë të trupit që njeriu turpërohet kur ato zbulohen. Pjesët intime të burrit janë pjesët midis kërthizës dhe gjunjëve. Ndërsa trupi i gruas është i gjithi intim sa i takon burrave të huaj. E sa i takon grave dhe njerëzve të familjes, ajo mund të zbulojë përpara tyre ato pjesë që i zbulon zakonisht kur bën punët e shtëpisë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ndaloi gjithashtu që burri të rrijë në intimitet me një burrë tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dy lakuriq. Apo që gruaja të rrijë në intimitet me një grua tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dyja lakuriq. Ngase kjo mund të shpjerë në prekjen e pjesëve intime të tjetrit, gjë e cila është e ndaluar, siç është i ndaluar shikimi i pjesëve intime. Bile, prekja është më e rëndë se shikimi, ngase prekja shpie në pasoja më të rënda.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Ai e përsëriti pyetjen tri herë. Ai iu përgjigj: "Po." Kështu, Profeti ﷺ i tha: "Kjo i mund (shlyen) ato."
Transmetojnë Ebu Jala, Taberaniu dhe Ed-Dija El-MakdisiuNjë burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë i kam bërë të gjitha mëkatet dhe nuk kam lënë pa bërë asnjë mëkat të vogël e as të madh! A më falen mëkatet? Profeti ﷺ i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Këtë ia përsëriti tri herë. Ai u përgjigj: "Po." Profeti ﷺ ia tregoi vlerën e shehadetit: se ai i shlyen të këqijat dhe se pendimi i shlyen gjynahet e kaluara.
Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos kërkoni dituri për t'u mburrur para dijetarëve, as për të diskutuar me mendjelehtët, e as që të bëni vende nëpër kuvende! Kushdo që e bën këtë, Zjarri (për të është meritor), Zjarri."
Transmeton Ibn MaxheProfeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër kërkimit të diturisë për hir të mburrjes para dijetarëve dhe për t'u paraqitur si dijetar, ose për t'iu drejtuar dhe për të debatuar me mendjelehtët, ose për të mësuar në mënyrë që të zërë vend në kuvende dhe t'i jepet përparësi në to ndaj të tjerëve. Kushdo që e bën këtë, e meriton Zjarrin, për shkak të hipokrizisë dhe mungesës së sinqeritetit në kërkimin e diturisë për hir të Allahut.