





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Nevas ibn Seman Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”
Transmetojnë Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi se Allahu e dha shembull Islamin me rrugën e drejtë e të zgjatur, që nuk ka shtrembërime në të, dhe të dy anët e kësaj rruge i rrethojnë dy mure nga të dyja anët dhe këta të dy janë kufijtë e Allahut. Në mes këtyre dy mureve ka dyer të hapura, të cilat janë ndalesat e Allahut. Mbi ato dyer ka perde, që nuk ia shfaqin kalimtarit të asaj rruge kush është brenda tyre. Në fillim të rrugës është një thirrës që i drejton dhe i udhëzon njerëzit duke u thënë: "Ecni mbi të, pa anuar nga skajet dhe anët!" Ky thirrës është Libri i Allahut. Është edhe një thirrës tjetër nga sipër rrugës; ky thirrës është i atillë, që, sa herë që një njeri ecën në rrugë dhe dëshiron të hapë një pjesë të vogël të perdeve të atyre dyerve, ai e qorton duke i thënë: "Mjerë ti, mos e hap! Nëse e hap, do të hysh në të dhe nuk do të mund ta frenosh veten nga hyrja në të! Ky thirrës është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?” - Posi, - i thamë. - “Tri ajete të cilat ndonjëri prej jush i lexon gjatë namazit të tij janë më të mira për të sesa tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha”, - tha Profeti ﷺ."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se shpërblimi për leximin e tri ajeteve në namaz është më i mirë se një person të gjejë në shtëpinë e tij tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha.
Ukbe ibën Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe NesaiuProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se ai që lexon Kuran botërisht është si ai që jep sadaka botërisht, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është si ai që jep sadaka fshehtazi.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vërtet unë jam një njeri që, kur dëgjoja ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, Allahu më bëri dobi aq sa donte që unë të përfitoja prej tij. Kur ndonjëri nga sahabët më transmetonte ndonjë hadith, unë i kërkoja atij të betohej. Kur ai betohej, unë i besoja. Ebu Bekri më tregoi një hadith, ndërkohë Ebu Bekri tha të vërtetën, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë." Pastaj lexoi këtë ajet: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Al Imran, 135)
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se, nëse një njeri bën një mëkat, pastaj merr abdes mirë, e pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, me qëllim që të pendohet për këtë mëkat të tijin, e më pas i kërkon falje Allahut, Allahu do ta falë atë me siguri. Pastaj Profeti ﷺ e lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Al Imran, 135)
Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Çfarë mendon për një njeri që lufton për të kërkuar shpërblim dhe famë: çfarë do të ketë?" I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Ai e përsëriti tri herë dhe Profeti ﷺ i thoshte: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij."
رواه النسائيNjë njeri erdhi te Profeti ﷺ për ta pyetur dhe për të kërkuar fetva rreth vendimit për një njeri që del në betejë dhe në xhihad, duke kërkuar shpërblim nga Allahu dhe duke dëshiruar lavdërim e falënderim nga njerëzit se a do të marrë i tilli shpërblim? Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj se ai nuk do të ketë shpërblim, sepse i ka bërë shok Allahut në qëllimin e tij. Personi në fjalë ia përsëriti pyetjen Profetit ﷺ tri herë dhe Profeti ﷺ iu përgjigj e ia konfirmonte të njëjtën përgjigje: "Ai nuk do të ketë shpërblim." Pastaj Profeti ﷺ ia tregoi rregullën për pranimin e veprave nga Allahu: "Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç nëse ato janë të sinqerta për Të, pa i shoqëruar asgjë, si dhe ato me të cilat synohet Fytyra e Tij."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin."
رواه الترمذي وغيرهProfeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se nga përsosmëria e bukurive të Islamit të një muslimani dhe plotësimit të imanit të tij është largimi nga ajo që nuk i përket, që nuk ka të bëjë me të, dhe që nuk i intereson dhe nuk i sjell dobi, qofshin fjalë apo vepra, apo nga çështjet e fesë dhe dynjasë që nuk i përkasin atij. Sepse angazhimi me atë që nuk i përket njeriut, ndoshta e pengon nga ajo që i përket, ose e shtyn drejt gjërave të ndaluara e të pahijshme, për të cilat do të japë llogari në Ditën e Kiametit.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk është fyes e as mallkues i madh, as i pandershëm e as fjalëndyrë.”
Transmeton TirmidhiuProfeti ﷺ tregoi në këtë hadith se nuk i ka hije një besimtari besimplotë që t'i poshtërojë njerëzit në lidhje me prejardhjen e tyre, as të ofendojë e të mallkojë shpesh, e as të jetë i pandershëm në vepra ose fjalë, e të mos ketë turp fare.
Ebul Abas Sehël ibën Sad es-Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Mësoma një punë që, nëse e bëj, do të më dojë edhe Allahu, edhe njerëzit!” Ai i tha: “Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”
رواه ابن ماجه وغيره بأسانيد حسنةNjë burrë e pyeti Profetin ﷺ që t'ia mësojë një vepër, të cilën nëse e bën, do ta dojë Allahu dhe do ta duan edhe njerëzit. Profeti ﷺ i tha se Allahu do të të dojë nëse i lë gjërat e tepërta të dynjasë; ato që nuk të sjellin dobi në ahiret dhe ato që mund ta dëmtojnë fenë tënde. Kurse njerëzit do të të duan nëse nuk lakmon atë që gjendet në duart e tyre nga të mirat e dynjasë, sepse ata e duan atë në mënyrë të natyrshme; dhe kush i rivalizon në të, e urrejnë, e kush ua lë atyre, e duan.
Mikdad ibën Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”
رواه الإمام أحمد والترمذي والنسائي وابن ماجهProfeti fisnik ﷺ na udhëzon drejt një prej parimeve kryesore të mjekësisë, i cili është parandalimi që shërben për të ruajtur shëndetin e njeriut duke ngrënë sa më pak. Njeriu duhet të hajë aq sa i mjafton për të shuar urinë dhe për të marrë fuqi për të përmbushur përgjegjësitë. Vërtet, enë më e keqe që mund të mbushet është barku, për shkak të sëmundjeve të rrezikshme, të panumërta, të cilat shfaqen menjëherë ose pas një kohe të caktuar dhe prekin pjesët e jashtme të trupit ose pjesët e brendshme. Pastaj, Profeti ﷺ tha se nëse njeriu patjetër duhet të ngopet, atëherë le ta ndajë stomakun e tij në tri pjesë; një të tretën për ushqim, një të tretën tjetër për pijen dhe një të tretën tjetër për frymëmarrjen, në mënyrë që të mos rëndohet apo të dëmtohet ose të ndiejë përtaci në kryerjen e detyrimeve fetare dhe materiale.