





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë."
Transmeton MuslimiXherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ për një burrë që shikon një grua të huaj befas, paqëllimshëm, kësisoj Profeti ﷺ e urdhëroi që ta kthejë fytyrën nga ana tjetër sapo ta marrë vesh (se nuk e ka të lejuar ta shohë të tillën), kështu që nuk ka mëkat për këtë.
Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, pasi u gurëzua një burrë nga fisi i Eslemëve, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe tha: “Ruhuni nga kjo ndyrësi që Allahu e ka ndaluar. Ai që e kryen, le ta fshehë veten me mbulimin e Allahut dhe le të pendohet tek Ai, sepse, kushdo që na e zbulon hapur mëkatin e tij, ne do ta zbatojmë mbi të Librin e Allahut të Lartmadhëruar."
رواه الحاكم والبيهقيIbën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka njoftuar se Profeti ﷺ mbajti një fjalim pas gurëzimit të Maiz ibën Malik Eslemiut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dispozitë që parashikohet me sheriat për atë që ka kryer imoralitet, dhe u foli njerëzve duke thënë: Ruhuni nga kjo ndyrësi dhe nga mëkatet e neveritshme e të shëmtuara që Allahu i ka ndaluar. Kush kryen një nga këto mëkate, duhet të bëjë dy gjëra: E para: Ta mbulojë veten, ashtu siç e ka mbuluar Allahu, dhe të mos e zbulojë mëkatin e tij. E dyta: Të nxitojë të pendohet tek Allahu dhe të mos këmbëngulë në të. Ndërsa ai, mëkati i të cilit bëhet publik për ne, ne do të zbatojmë mbi të ndëshkimin e paracaktur ligjërisht, që është në Librin e Allahut të Lartmadhërishëm për atë mëkat.
Haseni tregon: “Në këtë xhami, Xhundebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar, ndërkohë as kemi harruar, as frikësohemi se ai gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke thënë, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se ndër ata që kanë qenë para nesh ishte një njeri që u godit nga një plagë (e madhe) dhe, për shkak të pakënaqësisë dhe padurimit ndaj dhimbjes, mori një thikë dhe i preu (damarët e) dorës së tij, duke e përshpejtuar vdekjen. Gjakderdhja nuk u ndal, derisa ai vdiq. Atëherë Allahu i Lartësuar tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej kështu: “Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”
متفق عليه، وهذا لفظ مسلم ورواه البخاري مختصرًاProfeti ﷺ lutej: "O Allah, Ty të jam dorëzuar, dhe nënshtruar, Ty të kam besuar plotësisht dhe të kam pranuar. Në Ty jam mbështetur dhe e kam lënë çëshjen time. Te Ti pendohem dhe kthehem, dhe për Ty armiqësohem me armiqtë e Tu! O Allah, kërkoj mbrojtje dhe mbështetje përmes Krenarisë Sate dhe mbrojtjes dhe Epërsisë Sate. Nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje! Vetëm Ti e meriton adhurimin. Të më ruash nga devijimi nga udhëzimi dhe përkrahja (suksesi) për ta arritur kënaqësinë Tënde.Ti je i Gjalli që nuk vdes e nuk shuhet, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Njëzet.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Tridhjetë.”
رواه أبو داود والترمذي وأحمد والدارميNjë njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar dhjetë të mira.” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar njëzet të mira.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar tridhjetë të mira." Domethënë, për çdo fjalë llogariten dhjetë vepra të mira.
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ thoshte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
Transmeton MuslimiNdër lutjet e Profetit ﷺ ishte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin", domethënë rrugën e drejtë për ta njohur të vërtetën dhe për ta jetësuar. "Devotshmërinë", domethënë përmbajtjen ndaj urdhrave dhe shmangien nga ndalesat. "Dëlirësinë", domethënë largimin nga ajo që është e ndaluar ose e papërshtatshme, qoftë në fjalë apo vepra. "Dhe vetëmjaftueshmërinë", domethënë të qenët i pavarur nga nevoja për të tjerët dhe të mos ketë nevojë për askënd përveç Zotit të tij të Lartësuar.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I thashë Profetit ﷺ: “Mjafton që Safija është kështu e ashtu.” Disa transmetues thonë: "Donte të thoshte se ishte e shkurtër." Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta turbullonte atë.” Ajo sërish tregon: “Njëherë ia imitova një person, porse Profeti ﷺ më tha: “Unë nuk kam dëshirë ta imitojë dikë, qoftë edhe nëse shpërblehem me kaq e me kaq.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe AhmediAishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Profetit ﷺ: “Mjafton për ty që Safija” - duke pasur për qëllim nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se njëra prej të metave të saj trupore ishte se ajo ishte e shkurtër. Atëherë ai u përgjigj: “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta mbulonte, do ta ndryshonte dhe do ta prishte atë.” Ajo shtoi: “Unë e imitova dikë me nënçmim.” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Nuk do të isha i kënaqur ta përmendja të metën e askujt, as ta imitoja dikë në veprime apo fjalë me nënçmim, qoftë edhe sikur për këtë të më jepej një pasuri e madhe nga kjo botë.”
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Atij që thotë: "Subhanallahil adhim ue bihamdih (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar dhe Atij i takon falënderimi!), i mbillet një palmë hurme në Xhenet.”
Transmeton TirmidhiuProfeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se kushdo që thotë: “Subhanallāh”, duke e madhëruar Allahun e Lartësuar në Qenien, Cilësitë dhe Veprat e Tij, dhe “ue bihamdih”, duke ia atribuar Atij cilësitë e përsosmërisë dhe lavdërimit, për çdoherë që e thotë këtë dhikër, Allahu i mbjell atij një palmë hurme në tokën e Xhenetit.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen e as nuk e poshtëron. Devotshmëria është këtu.” - duke bërë me shenjë në gjoksin e tij tri herë. “I mjafton si e keqe njeriut ta përulë vëllanë e vet musliman. Kundrejt muslimanit, muslimani në tërësi është i paprekshëm: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith e ka porositur muslimanin që të sillet mirë me vëllain e tij musliman dhe i ka sqaruar disa prej detyrimeve dhe mirësjelljeve që i takojnë ndaj tij; disa prej të cilave janë: Porosia e parë: Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit! Pra, të mos dëshirojë ndonjëri prej jush zhdukjen e mirësisë së tjetrit. Porosia e dytë: Mos e mashtroni njëri-tjetrin! Duke e ngritur çmimin e mallit pa pasur për qëllim ta blini atë; por vetëm për t’i sjellë dobi shitësit ose për t’i bërë dëm blerësit. Porosia e tretë: Mos u urreni njëri-tjetrin! Pra, mos ia dëshironi të keqen tjetrit, e kjo është e kundërta e dashurisë; përveçse kur urrejtja është për hir të Allahut të Lartësuar, atëherë ajo është obligim. Porosia e katërt: Mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit! Duke e shmanguar vëllain e tij, duke e injoruar dhe duke e braktisur. Porosia e pestë: Mos ndërhyni në shitblerjen e tjetrit! T’i thotë dikush blerësit të një malli: unë kam si malli i tij, por me çmim më të lirë; ose kam mall më të mirë se i atij me të njëjtin çmim. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ dha një porosi gjithëpërfshirëse dhe tha: "Bëhuni vëllezër, duke lënë mënjanë gjërat e ndaluara që u përmendën, dhe duke treguar dashuri, butësi, mëshirë, mirësjellje e ndihmë në të mira, së bashku me pastërtinë e zemrave dhe këshillën e sinqertë në çdo gjendje. Disa nga gjërat që rezultojnë nga kjo dashuri, janë: Të mos i bëjë padrejtësi dhe të mos e sulmojë vëllain e tij musliman. Të mos e lërë vëllain e tij musliman t'i bëhet padrejtësi, duke e braktisur në një rast kur ai është në gjendje ta ndihmojë dhe t’ia largojë padrejtësinë. Të mos e përbuzë, të mos ndihet më i lartë se ai dhe të mos e shikojë me sy përçmimi dhe përbuzjeje; sepse kjo buron nga mendjemadhësia që është në zemër. Pastaj Profeti ﷺ e bëri të qartë tri herë se devotshmëria (frika ndaj Allahut) është në zemër. Kush ka në zemrën e tij devotshmëri, që përfshin sjelljen e mirë, frikën ndaj Allahut dhe ndjenjën se Ai të vëzhgon, nuk e përbuz asnjë musliman. Atij i mjafton si veti e keqe dhe ves përbuzja e vëllait të tij musliman; e kjo është për shkak të mendjemadhësisë që ka në zemrën e tij. Pastaj Profeti ﷺ e theksoi atë që u përmend më herët, duke thënë se çdo musliman ndaj muslimanit tjetër e ka të paprekshëm: gjakun e tij; që të mos i bëhet padrejtësi me vrasje apo me diçka më të vogël se ajo, si plagosje, rrahje e të ngjashme; pasurinë e tij; që të mos i merret pa të drejtë; dhe nderin e tij; që të mos fyhet në veten e tij ose në prejardhjen e tij.