





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit; atij që ia lehtëson borxhin skamnorit, Allahu do t'ia lehtësojë gjendjen në këtë botë dhe botën tjetër; atij që ia mbulon gabimet muslimanit, Allahu do t'ia mbulojë gabimet në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin e Vet, për aq kohë sa robi është duke ndihmuar vëllanë e vet. Kush ndjek një rrugë, nëpër të cilën merr dituri, Allahu do t'i lehtësojë një rrugë për në Xhenet. Sa herë që një grup njerëzish tubohen në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami), e lexojnë dhe e mësojnë mes vete Librin e Tij, u zbret qetësia, i përfshin mëshira, melekët i mbulojnë me krahët e tyre dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij. Atë që vepra e vet e lë mbrapa, prejardhja nuk e çon përpara.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se shpërblimi që një musliman merr nga Allahu është në përputhje me natyrën e veprave që ai bën për muslimanët e tjerë. Kushdo që ia lehtëson, zbut, largon apo ia heq një vështirësi apo brengë një besimtari në këtë botë, Allahu do ta shpërblejë, duke ia larguar një nga vështirësitë e Ditës së Kiametit. Kushdo që ia lehtëson apo ia largon një skamnori skamjen, Allahu do t’ia lehtësojë atij (punët) në këtë botë dhe në botën tjetër. Kushdo që ia mbulon (të metat) një muslimani, si p.sh. kur ka vënë re prej tij diçka që nuk është e hijshme të zbulohet, si: gabimet dhe rrëshqitjet, Allahu do t’ia mbulojë (të metat) atij në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu ndihmon robin e Vet për aq kohë sa robi ndihmon vëllanë e tij në çështjet fetare apo jetësore. Kjo ndihmë mund të jetë përmes lutjes, veprimit fizik, pasurisë etj. Kushdo që ecën në kërkim të dijes fetare, duke e bërë këtë për hir të Allahut të Lartësuar, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Nuk mblidhet një grup njerëzish në një prej shtëpive të Allahut, duke lexuar Librin e Allahut, dhe duke e studiuar mes vete, përveçse zbret mbi ta qetësia dhe madhështia, i përfshin mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend ata në mesin e atyre që janë pranë Tij. Mjafton si nder që Allahu ta përmendë robin (e Tij) në kuvendin më lartë. Ai që ka vepra të mangëta nuk do të ngrihet në shkallën e atyre që kanë vepra të shumta. Prandaj, njeriu nuk duhet të mbështetet në prejardhjen e tij fisnike apo në meritat e të parëve të tij, duke lënë pas dore veprat e mira.
Egarri, - shok i Profetit ﷺ, - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron njerëzit që të pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij shpesh. Ai njofton për veten e tij se pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe i kërkon falje Atij çdo ditë më shumë se njëqind herë, edhe pse mëkatet e tij të kaluara dhe të ardhshme janë falur. Kjo tregon përulje dhe adhurim të përsosur ndaj Allahut të Lartësuar.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga mendjemadhësia, nuk do ta shikojë Allahu.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se izari (veshja që mbulon pjesën e poshtme të trupit të burrit) te burri musliman ka tri gjendje: Gjendja e parë: E rekomanduar (ar. mustehab): që izari të arrijë deri në gjysmën e kërcirit. Gjendja e dytë: E lejuar, pa qenë e qortuar: që të zgjatet më poshtë se kaq, deri te nyjat e këmbëve, të cilat janë dy kockat e dala te nyja, që janë ndërmjet kërcirit dhe shputës së këmbës. Gjendja e tretë: Haram (e ndaluar): që të zbresë poshtë nyjave të këmbëve, dhe ekziston frika që njeriu të ndëshkohet me Zjarr. E nëse vishet nga mendjemadhësia, mburrja dhe tejkalimi i kufijve, atëherë Allahu nuk do ta shikojë atë (me shikim mëshire).
Makil ibn Jesari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Adhurimi në kohë trazirash është sikurse hixhreti tek unë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ ka udhëzuar t'i qasemi adhurimit dhe të kapemi fort për të në kohë trazirash, fitnesh, vrasjesh dhe gjatë kaosit. Ai ka sqaruar se shpërblimi për një adhurim të tillë është si shpërblimi i atij që ka bërë hixhret (migruar) te Profeti ﷺ, pasi në këto kohë njerëzit zakonisht janë të pakujdesshëm ndaj adhurimit dhe të shpërqendruar nga ai, e ata që i përkushtohen adhurimit janë të paktë.
Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tre: ose do t’ia pranojë lutjen shpejt, ose do ta ruajë për të në botën tjetër, ose do t’i largojë prej tij një të keqe të barabartë me të." Të pranishmit thanë: "Atëherë do të lutemi më shumë!" Profeti ﷺ tha: “Allahu është edhe më shumë (i gatshëm për t’ju dhënë)."
Transmeton AhmediProfeti ﷺ ka njoftuar se kur një musliman i lutet Allahut dhe kërkon diçka që nuk është mëkat, si fjala vjen kërkesa për të lehtësuar ndonjë mëkat apo padrejtësi, dhe as nuk kërkon këputje të lidhjeve farefisnore, si fjala vjen të lutet kundër fëmijëve apo të afërmve të tij, atëherë Allahu, përmes asaj lutjeje, do t’i japë njërën nga tri gjërat: ose do t’ia përmbushë menjëherë dhe do t’ia japë atë që ka kërkuar, ose Allahu i Lartësuar do ta vonojë atë si shpërblim për Ditën e Gjykimit, duke e ngritur në shkallë, apo duke e përfshirë në mëshirë dhe falje të mëkateve, ose do ta mbrojë nga ndonjë e keqe në jetën e kësaj bote, në përpjesëtim me lutjen e bërë. Atëherë sahabët i thanë Profetit ﷺ: "Atëherë duhet të lutemi edhe më shumë, për të fituar njërën nga këto mirësi!" Profeti ﷺ u përgjigj: Ajo që gjendet tek Allahu është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se çdo gjë që mund të kërkoni, sepse begatia e Tij është e pafund dhe nuk ka mbarim.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se, kur Profeti ﷺ gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi, ve rabbul arshil kerim - S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ e thoshte këtë në kohë vështirësie dhe shqetësimi të madh: "La ilahe il-lallah" - Nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, "El Adhim", - "të Madhit" në pozitë, Atij që ka pozitë madhështore në qenien, cilësitë dhe veprat e Tij. "El Halim", - "të Butit", i Cili nuk nxiton në ndëshkimin e mëkatarëve, përkundrazi e vonon atë, dhe mund ta falë, edhe pse është i aftë për ta ndëshkuar, sepse Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. "la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim“ - " S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh", Krijuesit të Arshit të Madh. "la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi“ - "S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës", Krijuesit të tyre, dhe Krijuesit, Sunduesit, Rregulluesit dhe Organizuesit të gjithçkaje që gjendet në to, sipas dëshirës së Tij. "ve rabul arshil kerim“ - "dhe Zotit të Arshit fisnik,” Krijuesit të Arshit fisnik.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikujt nga ju iu hapet goja, le ta mbyllë me dorë, sepse futet shejtani.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ ka urdhëruar që kushdo që hap gojën nga përtacia, ngopja apo arsye të ngjashme, të vendosë dorën mbi gojë, për ta mbyllur atë. Kjo duhet sepse shejtani hyn nëse goja lihet hapur, ndërsa vendosja e dorës e pengon atë të hyjë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shikoni ata që janë poshtë jush e mos i shikoni ata që janë sipër jush, sepse kështu ka më pak gjasa që të mos i përçmoni begatitë e Allahut ndaj jush.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith e urdhëroi muslimanin që, në çështjet e kësaj bote, t'i shikojë ata që janë më poshtë tij dhe më pak se ai për nga gjendja, pasuria, pozita e nderi, e të mos shikojë ata që janë mbi të apo më të përparuar se ai. Kjo sepse shikimi te ata që janë më poshtë njeriut, ka më pak gjasa që të mos nënvlerësohen dhe përbuzen begatitë që Allahu ti ka dhuruar.
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër zgjatjes së rrobës apo të pjesës së poshtme të veshjes nën kyçet e këmbëve për shkak të mendjemadhësisë dhe arrogancës, duke treguar se kush e bën këtë, do të meritojë një dënim të ashpër: Allahu nuk do ta shikojë me shikim mëshire Ditën e Gjykimit.