





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Husejn ibn Ali bin Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kopraci (i vërtetë) është ai, që kur përmendem unë tek ai, nuk dërgon salavat mbi mua.”
رواه الترمذي والنسائي في الكبرى وأحمدProfeti ﷺ në këtë hadith ka tërhequr vërejtjen nga mosdërgimi i salavateve mbi të kur përmendet emri i tij, kunja (Ebul Kasim) ose përshkrimi i tij. Ai ka thënë: "Kopraci i vërtetë është ai, që kur përmendem unë tek ai, ai nuk dërgon salavat mbi mua. E kjo ka disa arsye: E para: Kjo është kopraci ndaj diçkaje, që nuk i shkakton asnjë humbje, as të vogël e as të madhe, nuk kërkon dhënie pasurie dhe as përpjekje. E dyta: Ai ka treguar kopraci ndaj vetes së tij dhe e ka privuar atë nga shpërblimi i dërgimit të salavateve mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ. Kjo për shkak se, duke refuzuar të dërgojë salavate mbi të, ai ka hezituar dhe është shmangur nga përmbushja e një detyre që është e domosdoshme për t’u zbatuar si përgjigje ndaj urdhrit, dhe nga e cila do të përfitonte shpërblim. E treta: Dërgimi i salavateve mbi të është përmbushje e një pjese të së drejtës së Profetit ﷺ. Ai është që na mësoi, ai është që na udhëzoi dhe na thirri drejt Allahut të Lartmadhëruar. Ai na solli këtë shpallje hyjnore dhe këtë sheriat, pra, ai është shkaku i udhëzimit tonë, pas Allahut të Lartësuar. Kush nuk dërgon salavate mbi të, ka treguar kopraci ndaj vetes së tij dhe ndaj Profetit, ﷺ për një të drejtë që është ndër të drejtat më të vogla ndaj tij.
Sehël ibën Muadhi transmeton nga babai i tij, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ e stimulon në këtë hadith atë që ha ushqim ta falënderojë Allahun, pasi që nuk ka fuqi të sjellë ushqim e as të hajë, përveçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar. Pastaj Profeti ﷺ dha sihariq se atij që e thotë këtë e meriton që Allahu t'ia falë mëkatet e tij të vogla të mëparshme.
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe NesaiuPejgamberi ﷺ në këtë hadith ka sqaruar vlerën e lutjes midis ezanit dhe ikametit, duke theksuar se ajo nuk refuzohet dhe është shumë e mundshme të pranohet. Prandaj, lutjuni Allahut në atë kohë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej: “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ bëri një lutje që përmbledh bazat e virtyteve të larta morale, për të cilat ai ishte dërguar për t’i përsosur. Në këtë lutje, ai kërkoi përmirësimin e fesë, jetës së kësaj bote dhe jetës së përtejme. Në këtë shprehje të shkurtër, ai u lut për të mirën e këtyre tri gjërave kryesore, duke filluar me përmirësimin e fesë, sepse përmes saj përmirësohet gjendja në të dy botët. Ai tha: "O Allah, ma rregullo fetarinë time," duke më dhënë sukses në zbatimin e normave dhe rregullave të saj në mënyrën më të përkryer dhe më të plotë. "...e cila është mbrojtja e çështjeve të mia" dhe ruajtësi i të gjitha punëve të mia. Nëse fetaria ime prishet, atëherë prishen edhe punët e mia, dhe unë dështoj e humbas. Dhe meqenëse përmirësimi i fesë së kërkuar nuk mund të plotësohet pa përmirësimin e kësaj bote, ai tha: "...ma rregullo dynjanë time," duke më dhënë shëndet në trup dhe siguri, furnizim, bashkëshorte të mirë, pasardhës të ndershëm dhe gjithçka që më nevojitet, e që të jetë e lejuar dhe ndihmuese në bindjen ndaj Teje. Pastaj, ai përmendi arsyen për kërkesën e tij për rregullimin e kësaj dynjaje, duke thënë: "...në të cilën jetoj", pra, aty ku e bëj jetesën dhe e kaloj jetën time. "...dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj!" dhe do të jetë kthimi im për të të takuar, duke qenë kjo përmes përmirësimit të veprave, suksesit që Allahu ia jep robit për adhurim dhe sinqeritet dhe për të pasur një përfundim të mirë. Profeti ﷺ e renditi botën e përtejme pas kësaj dynjaje, sepse e para është mjeti për të përmirësuar të dytën. Ai që jeton si duhet në këtë dynja, sipas asaj që dëshiron Allahu, atëherë bota e përtejme e tij do të jetë si duhet, dhe ai do të jetë i lumtur në të. "...Jetën time" dhe jetëgjatësinë "...ma bëj shkak për shtim të veprave të mira", në të cilën shumëfishoj veprat e mira. "...kurse vdekjen" dhe përshpejtimin e saj "...ma bëj rehati nga çdo e keqe!”, qoftë sprovë, fatkeqësi, sprovim me gjynahe e pakujdesi dhe më çliro nga vështirësitë e dynjasë dhe shqetësimet e saj dhe ma mundëso arritjen e rehatisë.
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Proofeti ﷺ lutej me këto fjalë: “Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma Ente alemu bihi mini! Allahumme, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhiddi ve hezli, ve kul-lu dhalike indi! Allahumme, igfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve Entel muahhiru, ve Ente ala kul-li shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me shaka, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë)!”
Muttefek alejhiNjë nga lutjet gjithëpërfshirëse të të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte edhe kjo: “O Zot, falma mëkatin tim, paditurinë time," dhe m'i fal gjërat që i kam bërë pa dituri. "teprimin tim në çdo punë", mangësitë dhe tejkalimin e kufijve. "dhe atë që Ti e di më mirë se unë!", pra, Ti o Allahu e di, e unë e kam harruar. "O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim", pra, ato që i bëj qëllimisht dhe i di se janë mëkate. "ato që i bëj me seriozitet dhe shaka" dhe gjithçka që ka dalë nga shakaja dhe çdo gjë që kam thënë në të dyja gjendjet. "se të gjitha gjenden tek unë!", që do të thotë se përfshin të gjitha ato që u përmendën nga mëkatet dhe të metat. "O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara", që i kam bërë më parë "dhe të tashmet", që do t'i bëj më pas. "të fshehurat", që nuk i kam zbuluar "dhe ato që i kam shfaqur!", botërisht. "Ti je i Pari dhe i Fundit", që e shtyn përpara atë që dëshiron nga krijesat e Tua drejt mëshirës Sate, duke i dhënë sukses drejt asaj që të kënaq Ty, dhe Ti e lë mbrapa atë që dëshiron prej tyre, duke e lënë të humbur. Askush nuk mund t'i shtyejë përpara gjërat që Ti i ke vonuar, sikundërqë askush nuk mund t'i vonojë ato që Ti e ke shtyrë përpara. "Ti ke fuqi për çdo gjë", je i përsosur në fuqi, i plotë në vullnet, që bën gjithçka që dëshiron Vetë.
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"
Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe AhmediI Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe" dhe të më shpëtosh nga sëmundjet, fatkeqësitë dhe vështirësitë e kësaj bote, si dhe nga dëshirat dhe sprovat që kanë të bëjnë me fenë "në këtë botë dhe në botën tjetër", qofshin ato të menjëhershme apo të ardhshme." "O Allah! Të lutem të më falësh", të m'i shlyesh mëkatet dhe të m'i tejkalon ato, "...dhe të më ruash" dhe të më shpëtosh nga të metat "...në fenë time", qofshin shirk (idhujtari), bidate (risi në fe) apo mëkate, dhe "në jetën time të këtushme", nga fatkeqësitë, lëndimet dhe të këqijat, dhe "në familjen time", gruan, fëmijët dhe të afërmit e mi, "dhe në pasurinë time", që e zotëroj dhe në punët e mia. "O Allah! M’i mbulo të metat" dhe çfarëdo të metash, defekte dhe mangësish që kam, shlyeji mëkatet e mia, "...dhe më qetëso nga gjërat frikësuese", si paniku e të ngjashme. "O Allah! Më ruaj" dhe largoji nga unë fatkeqësitë, mundimet dhe sprovimet. "...nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart." Profeti ﷺ e luti Allahun ta ruajë nga të gjitha drejtimet, sepse sprovimet dhe dëmet i afrohen njeriut nga këto drejtime. "Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka", ose të kapem e të ndëshkohem befasisht, "...nga poshtë!", dhe të shkatërrohem me shembje.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësoi këtë lutje: "All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di. O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt. O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër. Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!"
رواه ابن ماجه وأحمدProfeti ﷺ në këtë hadith ia mësoi Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lutjet gjithëpërfshirëse, të cilat janë katër lutje: E para: Lutje gjithëpërfshirëse për çdo mirësi: "O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di", që ma ke mësuar "dhe atë që nuk e di" që është në dijen Tënde, o i Lartësuar! Në këtë lutje ka dorëzim të çështjes tek Allahu, i Gjithëdituri, i Mirinformuari dhe i Buti; kështu që Allahu i Lartësuar zgjedh për muslimanin atë që është më e mira dhe më e përsosura. "Dhe kërkoj mbrojtje", mbështetem dhe strehohem "tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di." E dyta: Kjo është një mbrojtje për muslimanin që mos t'i tejkalojë kufijtë në lutje. "O Allah, e kërkoj prej Teje", të lus për "çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt", Muhamedi ﷺ "dhe kërkoj mbrojtje tek Ti", strehohem dhe mbështetem të më ruash "nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt." Kjo është një lutje dhe kërkesë drejtuar Allahut që t’i japë lutësit nga ato që i ka kërkuar dhe e ka lutur për vete Profeti Muhamed ﷺ, pa përmendur llojet e veçanta të lutjeve që ai ﷺ i ka bërë. E treta: Kërkesa për hyrjen në Xhenet dhe largimin nga Zjarri, e cila është dëshira e çdo muslimani dhe synimi i veprave të tij. "O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin" dhe që të shpëtoj në të "...dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër" e mirë që të kënaq Ty, "...dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri", sepse nuk ka shpëtim nga veprat e shëmtuara, veçse me mirësinë Tënde. "...dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër", nga mëkatet që të zemërojnë Ty. E katërta: Lutja për të qenë i kënaqur me caktimin e Allahut. "Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!" D.m.th., çdo çështje që Allahu ka caktuar për mua, ta bëjë të jetë në të mirën time. Kjo është një lutje për të qenë i kënaqur me caktimin e Allahut.
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej me fjalët: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ kërkoi nga Allahu ta mbrojë nga katër çështje: E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua", qofshin ato fetare apo të kësaj bote, si dhe të qëndroj i palëkundur në Islam dhe të shmang mëkatet që i largojnë begatitë. E dyta: "...nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë" duke u kthyer në fatkeqësi; prandaj kërkoj prej Teje vazhdimësinë e mirëqenies dhe mbrojtjen nga dhembjet dhe sëmundjet. E treta: "...nga zemërimi Yt i befasishëm", qoftë fatkeqësi apo bela. Kur ndëshkimi dhe dënimi vjen papritur dhe befasishëm, nuk mbetet kohë për pendim dhe përmirësim, dhe goditja bëhet më e rëndë dhe më e vështirë. E katërta: "...dhe nga gjithë hidhërimi Yt" dhe të gjitha shkaqet që e sjellin hidhërimin; sepse ai me të cilin Ti hidhërohesh, ka dështuar dhe ka humbur. I Dërguari ﷺ e përmendi lutjen në formën shumës, në mënyrë që të përfshijë të gjitha shkaqet e hidhërimit të Allahut të Lartësuar, qoftë nga fjalët, veprat apo bindjet.
Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këto fjalë: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"
Transmetojnë Nesaiu dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith kërkoi mbrotje që Allahu ta ruajë nga disa gjëra: E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde", strehohem dhe mbështetem te Ti, e jo të dikujt tjetër. "...nga mbizotërimi i borxhit", nga pushtimi i tij, shqetësimi dhe fatkeqësia që sjell, dhe të kërkoj ndihmë për ta paguar dhe kthyer atë. E dyta: "...mbizotërimi i armikut", pushtimi dhe sundimi i tij, dhe kërkoj të na ndihmosh për ta ndaluar dëmin e tij dhe për të triumfuar mbi të. E treta: "...dhe nga gëzimi i armiqve", për fatkeqësitë dhe sprovat që u ndodhin muslimanëve.