Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për mirësinë dhe mëkatin, me ç'rast tha: Aspekti më i madh i mirësisë është të kesh edukatë të mirë: me Allahun (përmes devotshmërisë), dhe me njerëzit (përmes durimit ndaj lëndimeve, shmangies së zemërimit, fytyrës së qeshur, të folurit të mirë, ruajtjes së lidhjeve, bindjes, mirësisë, bamirësisë, sjelljes së butë dhe shoqërimit të mirë). Sa i përket mëkatit, ai është ajo gjendje dyshuese që lëkundet dhe endet brenda shpirtit, kraharori nuk ndihet rehat me të, zemra dyshon dhe ka frikë se është mëkat, dhe njeriu nuk dëshiron ta tregojë para njerëzve të mirë dhe të përsosur për shkak të shëmtisë së saj. Kjo sepse shpirti priret natyrshëm të tregojë të mirën e vet përpara njerëzve; prandaj, kur e urren që një vepër e caktuar të bëhet e ditur për ta, atëherë ajo është mëkat që nuk ka asnjë të mirë në të.
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartësuar e pranon pendimin nga robërit e Tij. Nëse robi bën mëkat gjatë ditës dhe pendohet gjatë natës, Allahu ia pranon pendimin, sikundër që, nëse bën mëkat gjatë natës dhe pendohet gjatë ditës, Allahu ia pranon pendimin. Allahu i Lartësuar e shtrin dorën e Tij për ta pranuar pendimin (e robërve), duke u gëzuar dhe duke e pranuar këtë veprim. Dera e pendimit mbetet e hapur derisa të lindë Dielli nga Perëndimi, duke sinjalizuar fundin e botës, e kur të lindë nga Perëndimi, dera e pendimit mbyllet.
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se ndër gjërat që janë përcjellë si këshillë nga profetët e mëparshëm dhe janë transmetuar mes njerëzve brez pas brezi, derisa mbërritën te ky umet, është dhe kjo këshillë: shikoje atë që dëshiron të bësh; nëse është diçka nga e cila nuk kihet turp, atëherë veproje, por nëse është diçka nga e cila kihet turp, atëherë lëre, sepse pengesa për të kryer veprime të shëmtuara është turpi. Ai që nuk ka turp, zhytet në çdo gjë të pahijshme dhe të keqe."
Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Profeti ﷺ e kapi për supi - zona ku bashkohen krahu dhe shpatulla - dhe i tha: "Jeto në këtë botë sikur të ishe një i huaj, që ka mbërritur në një vend ku nuk ka as shtëpi ku të strehohet, as njerëz që t’i bëjnë shoqëri. I shkëputur nga familja, fëmijët dhe lidhjet që e shpërqendrojnë nga Krijuesi. Përkundrazi, ji edhe më i shkëputur se i huaji; sikurse kalimtari që është duke kaluar rrugën në kërkim të atdheut të tij. I huaji mund të vendoset dhe të qëndrojë në një vend të huaj, ndryshe nga kalimtari që synon të arrijë në vendin e tij. Kështu, kalimtari nuk e ngarkon veten, nuk ndalon dhe është i përqendruar të mbërrijë në vendin e tij. Andaj ashtu si udhëtari që nuk ka nevojë për më shumë sesa ato gjëra që e ndihmojnë të arrijë në destinacionin e udhëtimit të tij, po ashtu besimtari nuk ka nevojë në këtë dynja për më shumë sesa ato gjëra që e çojnë drejt destinacionit të tij të vërtetë (në botën tjetër, në Xhenet). Ibën Umeri e zbatoi këtë këshillë dhe thoshte: "Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Llogarite veten mes banorëve të varreve, sepse jeta është e atillë që nuk shpëton nga shëndeti dhe sëmundja. Andaj, shfrytëzo ditët e shëndetit tënd për t'iu përkushtuar adhurimit para se të të zërë sëmundja. Shfrytëzoje rastin të bësh veprat të mira gjatë shëndetit, para se sëmundja të të pengojë t'i kryesh ato. Shfrytëzoje jetën tënde në këtë dynja dhe grumbullo sa të jesh në të, ato gjëra që do të të sjellin dobi pas vdekjes.
Një njeri iu ankua Profetit ﷺ se adhurimet vullnetare ishin shtuar aq shumë, saqë ai nuk mund t'i përballonte për shkak të dobësisë së tij. Pastaj e pyeti Profetin ﷺ që t’i tregonte një vepër të lehtë, e cila sjell shpërblim të madh dhe tek e cila ai mund të kapet fort. Atëherë Profeti ﷺ e udhëzoi që gjuha e tij të jetë e freskët dhe në lëvizje të vazhdueshme në përkujtimin e Allahut të Lartësuar në çdo kohë dhe gjendje, qoftë me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), istigfar (duke thënë: estagfirullah), si dhe lutje dhe gjëra të tjera të ngjashme.
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se besimi i plotë nuk mund të realizohet tek asnjë musliman derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, si: kryerja e adhurimeve dhe llojet e ndryshme të mirësive të kësaj bote dhe të botës tjetër. Si dhe të mos dëshirojë për të ato gjëra që nuk i dëshiron për veten e tij. Nëse sheh mangësi te fetaria e vëllait të tij musliman, duhet të përpiqet ta përmirësojë, e, nëse sheh shenja të mira tek ai, duhet ta orientojë, ta ndihmojë dhe ta këshillojë në çështjet e fesë dhe të jetës.
Profeti ﷺ e ndaloi muslimanin që të shajë dhe të fyejë vëllanë e tij musliman, duke theksuar se kjo është nga mëkatet dhe dalje nga bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ. Po ashtu, luftimi i një muslimani kundër vëllait të tij musliman është nga veprat që lidhen me kufrin, por është kufër i vogël.
Profeti ﷺ në këtë hadith ndalon që t'u paraprihet hebrenjve dhe të krishterëve me selam, madje edhe nëse ata janë dhimmij (të mbrojtur), e lëre më me të tjerët nga radhët e jobesimtarëve. Ai gjithashtu shpjegoi se nëse takojmë ndonjë prej tyre në rrugë, i detyrojmë të kalojnë në pjesën më të ngushtë të rrugës. Besimtari është ai që ecën në mes të rrugës, ndërsa ai që largohet mënjanë është jobesimtari. Asnjëherë nuk duhet të jetë muslimani i përçmuar.
Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka njoftuar se fjala apo vepra më e rëndë në peshoren e besimtarit në Ditën e Gjykimit do të jetë morali i mirë, i cili konsiston në fytyrën e qeshur, moslëndimin e të tjerëve dhe bamirësinë. Allahu i Madhëruar e urren atë njeri që është i paturpshëm në veprat dhe fjalët e tij dhe atë që përdor fjalë të pista.