





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Muhamed Hasen ibën Ali ibën Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëherazi nipi dhe lulja e të Dërguarit të Allahut ﷺ thoshte: “Lëre të dyshimtën kundrejt asaj që nuk të duket e dyshimtë.”
رواه الترمذي والنسائيProfeti ﷺ urdhëroi që të lihet ajo për të cilën dyshon, qoftë fjalë apo vepër, e ndaluar apo jo, haram apo hallall, kësisoj të merret ajo për të cilën ti nuk ke dyshime, për të cilën je i sigurt se është e mirë dhe e lejuar.
Ebu Jala Shedad ibën Eusi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: le ta mprehë secili prej jush thikën dhe le t'ia lehtësojë dhimbjen kafshës!"
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje. Mirësia nënkupton që robin ta shoqërojë në vazhdimësi ndjenja se Allahu e vëzhgon gjatë adhurimit të Tij, kur bën hair, kur t'ua largojnë ndonjë dëmtim krijesave. Këtu bëjnë pjesë edhe vrasja e therja. Mirësia gjatë vrasjes sipas kisasit (ligjit të barazisë në ndëshkim) është që gjatë implementimit të këtij ndëshkimi të zgjidhet mënyra më e lehtë, më e butë dhe më e shpejtë për atë që ekzekutohet. Mirësia gjatë therjes është që të tregohet i butë ndaj bagëtisë, fillimisht duke mprehur mirë thikën, por të mos e mprehë atë para bagëtisë, si dhe të mos e shohin therjen bagëtitë e tjera.
Ebu Malik Harith ibën Asim Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument pro ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten, duke e liruar atë, ose do ta shkatërrojë."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se pastërtia e jashtme arrihet me abdes e gusël dhe ajo (pastërtia) është kusht i namazit. Thënia: "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) e rëndon peshoren", është falënderim ndaj Allahut të Lartësuar dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, të cilat do të peshojnë në Ditën e Kiametit dhe do ta mbushin peshoren e veprave. Thëniet: "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) janë dëlirësim i Allahut nga të gjitha mangësitë dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, që i përshtaten madhështisë së Tij, së bashku me dashurinë dhe madhërimin e Tij, gjë që e mbush hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. "Namazi është nur” për robin në zemrën e tij, në fytyrën e tij e në varrin e tij kur të ringjallet. "Lëmosha është dëshmi” dhe dëshmi për besimin e çiltër të besimtarit dhe për dallimin e tij nga hipokriti, i cili nuk jep, sepse nuk u beson premtimeve që përmenden për vlerën e saj. "Durimi është ndriçim", që nënkupton vetëpërmbajtjen nga mosdurimi dhe pakënaqësia. Është ndriçim që sjell nxehtësi dhe djegie, si drita e Diellit, sepse është i vështirë dhe kërkon që shpirti të përpiqet e ta ndalojë kundrejt asaj që dëshiron, kësisoj durimtari vazhdon të jetë i ndritur, i udhëzuar dhe vazhdon të jetë në të drejtën. (Durimi ndahet në tri lloje): durimi në bindje ndaj Allahut, durimi për të mos e kundërshtuar Atë dhe durimi përballë fatkeqësive dhe të gjitha llojeve të vështirësive në këtë botë. “Kurani është argument, për” duke e lexuar dhe vepruar sipas tij, “ose kundër teje” duke e lënë atë pa e jetësuar dhe pa e lexuar. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se të gjithë njerëzit japin mund, shpërndahen, zgjohen nga gjumi dhe largohen nga shtëpitë e tyre për punët e tyre të ndryshme: prej tyre ka që i përmbahen bindjes ndaj Allahut dhe çlirohen nga Zjarri, gjithashtu ka prej tyre që devijojnë prej kësaj dhe bien në mëkat, kështu që shkatërrohen duke hyrë në Zjarr.
Ebu Seid Sad ibën Malik ibën Sinan Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "S'ka as dëm e as dëmtim."
رواه ابن ماجه والدارقطني وغيرهما مسندًاProfeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij, duhet të shmanget nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që nuk i lejohet askujt që të dëmtojë veten apo të tjerët pa dallim. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë zbatimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), pa e tepruar.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Po t'u jepej t drejtë njerëzve në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."
رواه البيهقي وغيره هكذا وبعضه في الصحيحينProfeti ﷺ ka sqaruar në këtë hadith se, nëse njerëzve do t'u jepej thjesht në bazë të pretendimit të tyre, pa dëshmi e pa prova, do të kishte njerëz të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, mirëpo pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi dhe prova për pretendimin që po bën, e, nëse ai nuk ka asnjë dëshmi, atëherë pretendimi i paraqitet të pandehurit, i cili, nëse e mohon, e ka për detyë të betohet dhe në këtë mënyrë ai (i pandehuri) fiton pafajësinë.
Ebu Burde përcjell nga babai i tij e ky nga Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte dërguar atë në Jemen, ndërsa ky e kishte pyetur për disa pije që prodhoheshin atje. I Dërguari e pyeti: "Cilat janë ato?" Ky i tha: "Bit'i dhe mizri". -Njerëzit e pyetën Ebu Burden: “Ç'është bit'i?” Ai iu përgjigj: “Bit'i është pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse mizri pije e (prodhuar) nga elbi.- Atëherë i Dërguari ﷺ tha: "Çdo lëndë dehëse është haram." Transmetoi Buhariu. Edhe Muslimi e ka transmetuar këtë hadith dhe teksti i tij është kështu: Ebu Musa Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur me të!)) ka thënë: “I Dërguari ﷺ më dërgoi mua dhe Muadh ibën Xhebelin në Jemen.” (Kur u ktheva) unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, në vendin ku ishim ne (Jemen) prodhohej një pije prej elbit që quhej mizër dhe një pije prej mjalti, që quhej bit'ë. Ai ﷺ tha: “Çdo pije dehëse është haram.” Në një version tjetër të Muslimit, thuhet: "Profeti tha: 'Çdo pije që deh duke u bërë pengesë për faljen e namazit, është haram.'" Gjithashtu në një version tjetër të tij, thuhet se Ebu Musa Eshariu, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Të Dërguarit ﷺ i ishte dhënë aftësia e të shprehurit me fjalë gjithëpërfshirëse dhe kuptimplota, kësisoj ai tha: “Ju ndaloj nga çdo pije dehëse, e cila për shkak të dehjes bëhet pengesë për faljen e namazit.”
رواه البخاري ومسلمEbu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari ﷺ e dërgoi atë në Jemen, dhe e pyeti për disa pije që prodhoheshin atje, nëse ishin haram apo jo. Atëherë Pejgamberi ﷺ kërkoi sqarime rreth tyre. Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se bëhej fjalë për dy pije. Njëra quhej “Bit'ë", pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse tjetra quhej "Mizër", pije e (prodhuar) nga elbi." I Dërguari ﷺ, të cilit i ishte dhënë aftësia e të shprehurit me fjalë gjithëpërfshirëse, tha: "Çdo pije dehëse është haram."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ai që e kryen haxhillëkun për hir të Allahut të Lartësuar dhe nuk bën (ar.) rafeth, respektivisht nuk bën marrëdhënie intime e as gjërat që i nxisin ato, si: puthja dhe prekja (me epsh), gjithashtu kjo fjalë (ar. rafeth) nënkupton fjalët e turpshme, si dhe nuk bën (ar.) fusuk, që nënkupton se nuk bën mëkate e vepra të këqija, ndërkohë (ar. fusuk) është edhe veprimi i gjërave të ndaluara gjatë ihramit, kështu që i tilli kthehet me mëkate të falura, ashtu siç lind fëmija i pastër nga mëkatet.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike."
Transmeton MuslimiI Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith e ka ndaluar faljen e namazit kur shtrohet ushqimi, tek i cili shpirti i namazliut anon dhe zemra e tij është e lidhur me të. Gjithashtu, e ndaloi të falet namazi nën presionin e nevojave fiziologjike: nevojës së vogël dhe të madhe, për shkak se mendja e tij angazhohet për ta larguar këtë presion.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron një nga normat e detyrueshme për ata që marrin pjesë në hutben e xhumasë, që është: të heshtet teksa imami ligjëron, që të përsiatë mbi hutben. Ai që flet, - qoftë dhe pak, - teksa imami është duke ligjëruar, fjala vjen, i thotë ndokujt: “Hesht!”, ose: “Dëgjo!”, veçse e ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë.