Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se martesa e një gruaje nuk është e vlefshme, përveçse me një kujdestar që kryen kontratën e martesës.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron kërcënimin e rëndë për këdo që vret një person që është në besë (ar. muahed), respektivisht një jobesimtar që hyn në vatrën islame me besëlidhje dhe siguri, se nuk do të ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet në një distancë prej dyzet vjetësh udhëtimi.
Profeti ﷺ në këtë hadith bëri lutje për dëbim dhe largim nga mëshira e Allahut të Lartmadhëruar për ata që japin ryshfet dhe ata që marrin ryshfet. Kjo përfshin atë që u paguhet gjyqtarëve për të qenë të padrejtë në vendimin që ata japin, në mënyrë që dhuruesi të arrijë atë që dëshiron, pa të drejtë.
Profeti ﷺ udhëtoi nga Meka në Medinë së bashku me shokët e tij dhe gjatë rrugës gjetën ujë. Disa sahabë nxituan për të marrë abdes për namazin e ikindisë, aq sa themrat e tyre dukeshin se janë të teruara dhe nuk i kishte përshkuar uji, me ç'rast Profeti ﷺ tha: "Do të ketë dënim dhe shkatërrim në Zjarr për ata që tregohen të mangët teksa i lajnë këmbët e tyre kur marrin abdes", kështu që i urdhëroi që të marrin abdes sipas rregullave dhe ta përsosin atë.
Ezani është për të informuar njerëzit se koha e namazit ka filluar. Fjalët e ezanit janë fjalë gjithëpërfshirëse për doktrinën e besimit. Në këtë hadith, Profeti ﷺ sqaroi atë që është e ligjësuar gjatë dëgjimit të ezanit, respektivisht dëgjuesi e thotë atë që e thotë myezini. Nëse myezini thotë: "Allahu ekber", atëherë dëgjuesi thotë: “Allahu ekber” e kështu me radhë. Me përjashtim të rastit kur myezini thotë: "Haje ales-salah", dhe: "Haje alel-felah", ky thotë: "La havle ve la kuvete il-la bil-lah." Profeti ﷺ sqaroi se, kush e përsërit ezanin pas myezinit, sinqerisht nga zemra e tij, do të hyjë në Xhenet. Kuptimet e fjalëve të ezanit: “Allahu ekber”, që do të thotë se Ai, i Lartësuari, është më madhështori, më i çmuari dhe më i madhi se çdo gjë e çdokush tjetër. "Eshhedu en la ilahe il-lallah", që do të thotë se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë pos Allahut. "Eshhedu enne Muhammeden resulullah", pra, e pranoj dhe dëshmoj me gjuhën e zemrën time se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të cilin e dërgoi Allahu i Lartmadhërishëm dhe është obligim t'i bindemi atij. "Haje ales-salah", që do të thotë: Ejani në namaz! Ndërkaq, fjala e dëgjuesit, kur thotë: "La havle ve la kuvete il-la bil-lah", e ka kuptimin: Nuk ka rrugë për të shpëtuar nga pengesat për të kryer adhurim dhe nuk ka forcë për ta bërë atë e as fuqi për të bërë ndonjë gjë, përveçse me suksesin e Allahut të Lartësuar. "Haje alel-felah", që do të thotë: Ejani te shkaku i shpëtimit, që është fitimi i Xhenetit dhe shpëtimi nga Xhehenemi.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që harron të falë ndonjë namaz farz derisa të kalojë koha e tij, duhet të shpejtojë për ta kryer sapo t'i kujtohet. Nuk ka fshirje dhe mbulim të mëkatit të lënies së tij, përveç nëse muslimani e fal atë kur e kujton. Allahu në Librin e Tij fisnik thotë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua”, (Taha, 14) që do të thotë: Fale namazin e harruar kur të kujtohet.
Profeti ﷺ pa një grua të vrarë në një prej betejave, kështu që qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve të vegjël që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë.
Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin (ar. en nedhr), i cili nënkupton që njeriu ta detyrojë veten për diçka që nuk e ka obliguar feja. Ai po ashtu tregoi se zotimi nuk afron as nuk shtyn gjë, por nëpërmjet tij nxirret diç vetëm prej koprracit, i cili e bën vetëm atë që është e detyrueshme për të. Gjithashtu zotimi nuk sjell asgjë që nuk është caktuar për të.
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se së bashku me një grup nga fisi i tij shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe qëllimi i tyre ishte që Profeti ﷺ t'u japë deve që të hipnin në to, për të qenë në gjendje të merrnin pjesë në xhihad. Profeti ﷺ u betua se nuk do t'ua jepte, se nuk kishte çfarë t'u jepte. Kështu, ata u kthyen dhe qëndruan pak, pastaj tri deve i sollën te Profeti ﷺ dhe ai ua dërgoi. Ata thënë: "Allahu nuk do të çojë bekim në këto deve, sepse Profeti ﷺ u betua se nuk do të na i japë." Prandaj, vajtën tek ai dhe e pyetën: Atëherë Profeti ﷺ u tha: "Ai që ua dha është Allahu i Lartësuar, sepse Ai është që ka dhënë sukses dhe furnizim, por unë jam shkak që kjo të ndodhë përmes duarve të mia. Pastaj Profeti ﷺ u tha: "Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për të bërë diçka ose për të mos e bërë, dhe shoh se diçka tjetër përveç atij betimi është më e mirë dhe më me vlerë se ajo, e veproj atë që është më e mira dhe e braktis atë për të cilën jam betuar dhe shlyej betimin tim.