





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë derisa të afrohet (shkurtohet) koha, kështu që një vit do të jetë si një muaj, një muaj si një javë, një javë si një ditë, një ditë si një orë dhe një orë do të jetë si djegia e një gjethi palme."
Transmeton AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se prej shenjave të Kiametit është afrimi (shkurtimi) i kohës, kështu që një vit kalon sikurse një muaj, një muaj kalon sikurse një javë, një javë kalon sikurse një ditë, një ditë kalon sikurse një orë dhe ora kalon me një shpejtësi të madhe, sikurse kur të digjet një gjeth palme.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu do ta kapë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me të Djathtën e Tij, pastaj do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Allahu i Lartësuar, në Ditën e Kiametit, do ta kapë dhe do ta tubojë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me Dorën e Tij të djathtë dhe do t'i mbështjellë njërin mbi tjetrin e pastaj do t'i asgjësojë e do t'i zhdukë, e më pas do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbetërit e Tokës?!"
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Gjerësia e Hauzit tim është sa një muaj ecje. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, aroma e tij është më e mirë se myshku, enët e tij janë sikurse yjet e qiellit. Kush pi prej tij, nuk do të ketë etje kurrë.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se ai do të ketë Hauz (Pellg) në Ditën e Kiametit, gjatësia dhe gjerësia e të cilit do të jetë sa një muaj ecje. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, aroma e tij është e pastër dhe më e këndshme se aroma e myshkut, enët e tij janë sikurse yjet në qiell, pra, aq shumë. Kush pi prej Hauzit me këto enë, nuk do të ketë etje kurrë.
Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë më thuhet: "A e di çfarë kanë vepruar pas teje? Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë).”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se në Ditën e Kiametit do të jetë te Hauzi i tij, në mënyrë që t'i shohë kush nga umeti i tij do të shkojë te Hauzi. Afër Profetit ﷺ disa njerëz do të pengohen, ndërsa ai do të thotë: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë i thuhet: "A e di se çfarë bënë ata pas teje? Pasha Allahun, ata e kthyen shpinën dhe e braktisën fenë e tyre, prandaj nuk janë prej teje e as prej umetit tënd."
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, si janë enët e Hauzit tënd?" Profeti ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se enët e tij janë më shumë se të gjitha yjet dhe planetët e qiellit që shihen në një natë të errët pa re. Sa u përket enëve të Xhenetit, ai që pi prej tyre s'do të ndiejë më kurrë etje pas kësaj, e aty (në Hauz) derdhen dy gryka nga Xheneti. Ai që pi prej tij, nuk ndien më etje. Gjerësia e tij dhe gjatësia janë sa distanca mes qytetit të Amanit dhe Ejles. Uji i tij është më i bardhë se qumështi e më i ëmbël se mjalti.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ u betua se enët e Pellgut të tij në Ditën e Kiametit do të jenë më shumë se numri i yjeve dhe planetëve të qiellit. Kjo shfaqet në një natë të errët dhe pa hënë; sepse në një natë me hënë, yjet nuk duken, sepse janë të mbuluara nga drita e hënës dhe nuk ka re; ngase prania e reve e pengon (njeriun) t'i shohë yjet. Kushdo që pi nga pija që është në enët e Xhenetit, nuk do të ketë kurrë etje dhe kjo do të jetë etja e fundit që do ta përjetojë pirësi. Te Hauzi i Profetit ﷺ rrjedhin dy gryka nga Xheneti; gjerësia e tij dhe gjatësia janë të njëjta. Hauzi është me kënde të barabarta, gjatësia e tij është e barabartë me distancën midis Amanit, i cili është një qytet në Balka të Shamit, deri në Ejlea, që është një qytet i njohur në skaj të Shamit. Uji i Hauzit është më i bardhë se qumështi dhe shija e tij është më e ëmbël se mjalti.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm." Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se zjarri i kësaj bote është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit. Zjarri i botës tjetër është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i nxehtë se nxehtësia e zjarrit të kësaj bote, ku secila hise e tij është e barabartë me nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote. Dikush tha: "O i Dërguari i Allahut, zjarri i kësaj bote do të mjaftonte për t'i dënuar ata që futen në të!" Ai tha: "Zjarri i Xhehenemit është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, dhe thoshte: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë e dyzet net, pastaj, për po aq ditë shndërrohet në droçkë gjaku, më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur). Pastaj, atij i dërgohet një melek i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë furnizimin e tij, jetëgjatësinë, veprën, si dhe nëse do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën tjetër). Më pas, i fryhet shpirti. Prej jush ka të atillë që, bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar, kështu që punon vepra të banorëve të Zjarrit, rrjedhimisht hyn në të, dhe anasjelltas, ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por, ja që vjen në shprehje caktimi që i është ndarë, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."
Muttefek alejhiIbn Mesudi thoshte: "I Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar nga Allahu i Lartësuar: Ai ka thënë: "Çdo njeriu i tubohet krijimi, e kjo është kur burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij, ku sperma e tij e shpërndarë mblidhet në mitrën e gruas për dyzet ditë si copë e varur gjaku, më pas, në dyzetëshen e dytë, shndërrohet në copë mishi, pra, gjak i trashë e i fortë. e më pas shndërohet në copë mishi, e cila është aq sa përtypet dhe kjo është dyzetëshja e tretë. Pastaj Allahu ia dërgon melekun, i cili i fryn shpirtin, pas përfundimit të dyzetëshes së tretë. Meleku urdhërohet të shkruajë katër gjëra: furnizimin e tij, respektivisht sasinë e begative që do të marrë gjatë jetës së tij; jetëgjatësinë, respektivisht periudhën se sa do të qëndrojë në këtë botë; veprën e tij, se çfarë do të bëjë dhe se a do të jetë i lumtur a fatzi (në botën tjetër). Pastaj Profeti ﷺ u betua se ndonjë njeri do të bëjë vepra të banorëve të Xhenetit dhe veprat e tij do të jenë të mira, pra, njerëzve u duken të tilla, si dhe do të vazhdojë kështu, derisa mes tij dhe Xhenetit të jetë vetëm sa një kut, që do të thotë: ajo që mbetet mes tij dhe arritjes në Xhenet është gjatësia e një kuti, por libri ia parakalon dhe ajo që është caktuar për të, kështu që bën vepra të banorëve të Zjarrit dhe në këtë gjendje përfundon dhe, si rrjedhojë, futet në Zjarr, sepse kusht që puna e tij të pranohet është që të jetë i qëndrueshëm në të dhe të mos ndryshojë. Ndërkaq, një njeri tjetër bën vepra të banorëve të Zjarrit, derisa të jetë afër hyrjes në të, saqë ajo që mbetet mes tij dhe arritjes në Zjarr është gjatësia e një kuti, por libri ia parakalon dhe ajo që është caktuar për të, kështu që bën vepra të banorëve të Xhenetit dhe, si rrjedhojë, futet në Xhenet.
Tavusi tregon: "Kam takuar disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilët thoshin: "Çdo gjë është me caktimin e Allahut." Po ashtu e kam dëgjuar Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se çdo gjë është me caktimin e Allahut; madje edhe pafuqia, respektivisht lënia e asaj që duhet bërë, zvarritja dhe vonesa e saj përtej kohës që ka, duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Madje, edhe fuqia, respektivisht gjallëria dhe shkathtësia duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Zoti i Plotfuqishëm ka caktuar paaftësinë, fuqinë dhe gjithçka. Ajo nuk vjen në ekzistencë nëse nuk i paraprin dituria dhe vullneti i Zotit.
Metar ibn Ukamisi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse Allahu ka caktuar që ndonjë njeri të vdesë në një vend të caktuar, ia bën një nevojë për të shkuar atje."
Transmeton TirmidhiuProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, kur Allahu cakton që një njeri të vdesë në ndonjë vend të caktuar, ndërsa i tilli nuk është i pranishëm në të, bën që ai të ketë nevojë për të shkuar atje, e kështu ia merr shpirtin në atë vend.